Mbrëmjen e 24 shkurtit, gazetari Artur Çani në emisioni investigatim “Ajsberg” që transmetohet në Fax News denoncoi me fakte 3 nga 7 naëtar të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (në vijim KPA) të cilët kanë marrë funksionet e tyre sipas tij në shkelje të plotë me ligjin.
KPA është e përbërë nga 7 anëtarë, por gazetari ngre pyetjen se për të qenë një gjyqtar i këtij institucioni të rëndësishëm, çfarë kriteresh duhen plotësuar? Aktualisht Kolegji i Posaçëm i Apelimit, pjesë e Gjykatës Kushtetuese përbëhet nga kryetarja Natasha Mulaj dhe gjyqtarët anëtarë, ish- kryeprokurorja Ina Rama, Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Luan Daci, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo.
Çani ka grumbulluar disa materiale me të cilat provon se nga 7 anëtarë që ka kjo Gjykatë, disa prej tyre janë emëruar në shkelje me ligjin dhe për këtë citoi një nen të tij dhe për tre prej tyre ka deklaruar se janë emëruar në shkelje flagrante. Konkretisht bëhet fjalë për Luan dacin, Ardian Bajramin dhe Natasha Mulaj (lexo këtu përmbledhjen e dosjes së 3 emrave të mësipërm si dhe shkeljet flagrante për emërimin e tyre në këtë funksion).
Ditën e djeshme, është pezulluar nga detyra njëri nga këto emra dhe bëhet fjalë për anëtarin e KPA-së Luan Daci, për shkak se ndaj tij ka nisur hetimi për falsifikim dokumentesh nga ana e SPAK. Daci i cili ka pasur në dorë dhjetra çështje gjyqtarësh dhe prokurorësh, duket se ka pasur dhe vetë probleme të shumta me dokumentet e tij (lexo këtu).
I ftuar në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun” në Fax Neës ishte gazetari Artur Çani, personi i cili ka ngritur i pari9 shqetësimin p[ubnlikisht dhe me faktë të shkeljeve që janë bërë. Çani i ka treguar moderatorit Rezear Xhaxhiut se si ka rënë në kontakt me dokumentet të tilla.
“E para këto dokumenta dhe punën për gjetjen e tyre e ka bërë një prokurore, e kanë shkarkuar në shkelje të plotë të ligjit, quhet Antoneta Sevdari që për mua në një rast të vetëm nuk e kam konstatuar këtë gjë. Avokati i Popullit bëri klasifikimin e të gjithëve nëse ishin për drejtësinë e re apo jo, pastaj ndërhyri policia. Është jo teatër, por thiatro, ata njerëz po talllen vërtetë. Është e vërtetë se Luan Daci nuk është peshk i madh po as i vogël nuk është, por këta e çuan atë aty. Përzgjedhja bëhet duke qenë se ti ke cenin, dhe shpresoj se kjo të mos jetë kërcënim për të tjerët, për t’ju thënë se e shikuat këtë, kështu do e pësoni edhe ju po dolët nga rreshti. Njerëzit e zgjedhur nga reforma në drejtësi janë 30 veta. Për të bërë një reformë duheshin disa kushte; duhej vullneti i politikanëve që nuk e patën por u kërcënuan dhe ndërhynë me dhunë të huajt. Nën këtë presion të madh dashje pa dashje, deputetët u ngarkuan me vullnet pozitiv, dhe aprovuan ligjet për reformën në drejtësi. Si me qenë paçavure u ndryshua Kushtetuta. Meqë ligjin dhe vullnetin na e përcaktuan të tjerët, ne zgjedhim njerëzit. Tartar Baze është pika e komedisë së këtij thiatroje”.
Pyetjes se si përzgjidhen këta anëtarë, Çani ju përgjigj: “Propozimin e parë e bën Avokati i Popullit pasi shikon letrat. Herën e parë Daci nuk e kaloi sitën, duhet pyetur Avokati i Popullit si e kaloi në të dytën. Luan Daci kaloi në komisionin e ligjeve, ku Daci deklaron se ka ikur me dorëheqje nga detyra, dhe nëse kjo quhet dorëheqje. Rexhep Mejdani e ka shkarkuar në atë kohë Dacin për shkelje të ligjit dhe paaftësi në detyrë ndërkohë që Daci ka deklaruar në Komisionin e ligjeve që është dorëhequr). Duke u marrë me hetimin e personave ka një komision të posaçëm që heton deklaratat e tyre. Besnik Fusha ka qenë njëri nga anëtarët që për Tartar Bazajn më tha se nuk ka asnjë problem”.
Por a beson ai tek reforma në drejtësi dhe kush fshihet pas Artur Çanit që është kaq këmbëngulës për të zbërthyer ato çfarë nuk i tregohen publikut në ndërtimin e institucioneve të reja të drejtësisë?
“Unë dua të besoj se reforma në drejtësi është një gjë që do bëhet mirë, nëse bëhet kështu unë nuk e besoj. Janë 7 gjyqtar që është e vetmja gjykatë e juristëve dhe prokurorëve të Shqipërisë. Këtu është gjykatë dhe 3 nga 7 anëtar, ka më shumë por 3 nga 7 që i kam me dokumenta të kompromentuar. Ka edhe nga këta të 7 që janë me integritet. Unë besoj se është më e kollajtë të takosh Trump se ndonjë nga këto gjyqtar. Shteti shqiptar është çdo ditë e më tepër i mbyllur. Sot shkova të kërkoj një informacion në bazë të ligjit. E çova me shkrim dhe me protokoll, më thanë se nuk hyn dot ti, duhet të vijnë të protokollit tani, pastaj më thanë se nuk dalin dokumentat, ti thua pastaj të takosh Luan Dacin.
Unë përpara se të bëj një emision dokumentat i ferifikoj të paktën nga 2 burime të ndryshme, ka pasur edhe tre, por kjo e vonon emisionin. I bëra Ramës një sfidë para disa kohëshm, të më çojë në gjykatë, nuk më ka bërë gjë akuzë mua. Unë mendoj dhe shpresoj që në Shqipëri të ketë filluar puna për t’i vënë gjërat në vend. Daci ka qenë pjesë e trupës disa herë për të eliminuar gjyqtarë dhe prokuror, mund ta kenë bërë me të drejtë në disa raste, nuk diskutohet. E keni idenë se cfarë bëhet pastaj me reformën.
Unë mendoj që është vullneti, është edhe ligji, ti nuk bën dot një anëtar të komisionit të posaçëm të apelimit në kundëershtim me kushtet që ke plotësuar. Për të qenë anëtar duhet të kesh mesataren 8 Hajdari (Ardian Hajdari) e kishte 6.5. Bërja e detyrës në këto gjykata, nëse ke informacion se ke bërë një shkelje ty të skualifikojnë. Në 2006 kryetari i SHISH ka çuar një informacion prezsidentit Moisiu, që thotë se ky është materiali që vërteton shkeljet që bëhen nën sistemin e drejtësisë në gjithë Shqipërinë. Kur flitet për Shkodrën thuhet filan gjyqtyar bën gjyqe me avokatin Ardian Hajdarin për ti ndryshuar moshën personave të caktuar kundrejt pagesës me mijëra euro. I jati i gjyqtarit ishte sekseri. Unë kam vërtetuar gjyqe të 2004. Një gjyqtar me këtë avokat kanë bërë këtë aferë. Nuk mund të qëndrosh më gjyqtar”.
Natasha Mulaj është një nga 7 anëtarët e KPA që u denoncua në shkurt n”ga “Ajsberg”, për të cilën Çani përmendi arsyet dhe shkeljet në emërimin e saj në institucionin e rëndësishëm të drejtësisë së re.
Është e përcaktuar në ligj që ti duhet të kesh 15 vite punë si gjyqtare, në datën 3 prill 2015, ishte një vend bosh për gjyqtare, kandidoj dhe kjo (Natasha Mulaj), ILD plotësoi listën dhe këtë kandidate e skualifikoi për mos plotësimin e vjetërsisë në punë. Nuk është vetëm kaq, kjo gjyqtare për fatin e keq të vetin ka në arrest shtëpie dhe të proçeduar penalisht të vëllain, ka 3 vëllezër. Si mundet një gjyqtar të vërë një drejtësi në rrethana të tilla. Unë nuk e di çfarë ka bërë SPAK me këtë, nëse s’ka vajt denoncim për këta, do ta bëj unë personalisht për këtë do të interesohem nesër. Antoneta Sevdari e ka çuar dosjen për Dacin. Çdo njeri që mund të ketë një sinjal mund ta çojë. Unë psh e kam çuar për Tartar Bazajn dhe një tjetër”, tha Çani në Fax News.
“Radiografi e një Virusi Covid-19” është një program që Çani e ka drejtuar për disa javë me radhë në Televizionin Fax News për të cilin u pyet se a isghte një zëvendësim i “ajsberg”. Çani dha këtë përgjigje. Nuk ishte në kuadër të “Ajsbergut”, por vazhdon “Ajsbergu” çdo të hënë. “Radiografi” jam i bindur se në Shqipëri asgjë nga ato që thuhet se nuk është 100% e vërtetë dhe për këtë u krijua. Këtë të hënë do të provoj se një sasi e madhe e maskave që përdoren janë të skaduara. Kemi një kryeministër të papërgjegjshëm që vendos vetë maskat. Kam folur me vetë firmën që ka falimentuar. Të dyja llojet. Edhe ato të mjekëve dhe të qytetarëve janë të skaduara, nuk kryejnë asnjë funksion. PD është shumë sipërfaqësore. Kam provuar se ku janë marrë, ku janë prodhuar, nga kanë ardhur. Unë denoncoj një akt të keq, sa më shumë njerëz që e denoncoj bashkë me mua është gjë e mirë, sigurisht edhe PS-së do ia jepja, me dokumentin përkatës”.
(F.GJ/FAXWEB.AL)