Shkarkimi i Ylli Manjanit është komentuar edhe nga gazetari dhe satirist Luan Laze, i cili ka zbuluar një tjetër përplasje sipas tij mes kryeministrit Edi Rama dhe Ylli Manjanit.
Gazetari i ftuar në emisionin “Debati” në “Channel One” bëri një denoncim publik ndaj kreut të qeverisë.
Sipas tij, kryeministri Rama i ka kërkuar disa ditë më parë ministrit Manjani shkarkimin e një punonjësi të ministrisë së Drejtësisë vetëm për faktin se kishte bërë një status në facebook ku kritikonte qeverinë.
Më tej, Luan Laze u shpreh se situata u bë shumë serioze për shkak se Manjani nuk e mori në konsideratë këtë kërkesë, duke çuar në një tjetër konflikt mes tyre.
“Kryeministri harxhoi orë të tëra për të bërë presion për të shkarkuar zyrtarin e ministrisë, por Manjani nuk pranoi”, u shpreh Laze. (XH.A/SHUPLAKA)