22:57 | 11/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Luan Rama: Arta Marku nuk është zgjedhur Prokurore e Përkohëshme 

12:06 | 20/12/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Reforma zgjedhore, Luan Rama: Të shpresojmë, ambasadori i OSBE-së në mbledhjen e parë u shfaq si ushtar i Gramozit

Sekretari i Pergjithshem i LSI, Luan Rama, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka kerkuar nga kryeministri Edi Rama, qe te krijoje nje komision te posacem gjitheperfshires per festimet e 70 vjetorit te Clirimit te Shqiperise nga okupatori nazifashist.

Luan Rama, deputeti i LSI-së  është shprehur se Arta Marku nuk është zgjedhur Prokurore e Përgjithëshme e Përkohëshme. 

“Në Kuvend, por edhe në media, nëpër emisione televizive a debate në to, në rrjete sociale e gjithkund; të gjithë, madje edhe juristë, ndë ta më të zellshmit në injorancën e tyre prej shoqërisë civile, flasin për zgjedhjen e Prokurores së Përgjithëshme të Përkohëshme! Injorancë e trukuar prej një servilizmi bajat e të pështirë të ca pseudointelektualëve që mezi presin të shfaqen në krah të qeverisë, ani pse injorantë deri në neveri!
Zonja Arta Marku nuk ështē zgjedhur Prokurore e Përgjithëshme e Përkohëshme! Sepse as në Kushtetutë e as në ligj nuk ekziston një emërtesë e tillë! Nuk ekziston funksioni Prokuror i Përgjithshëm i Përkohshëm!”, shpreht Luan Rama. 

Sipas tij kjo është shkelje të plotë të Kushtetutës dhe ka publikuar edhe ligjin që flet për zgjedhjen e Prokurorit të  Përgjithshëm të Përkohshëm. 

REAGIM:

Një sqarim për Kryeministrin dhe të gjithë ata që flasin pa e njohur ligjin: Zonja Arta Marku nuk është zgjedhur Prokurore e Përgjithëshme e Përkohëshme!

Në Kuvend, por edhe në media, nëpër emisione televizive a debate në to, në rrjete sociale e gjithkund; të gjithë, madje edhe juristë, ndë ta më të zellshmit në injorancën e tyre prej shoqërisë civile, flasin për zgjedhjen e Prokurores së Përgjithëshme të Përkohëshme! Injorancë e trukuar prej një servilizmi bajat e të pështirë të ca pseudointelektualëve që mezi presin të shfaqen në krah të qeverisë, ani pse injorantë deri në neveri!
Zonja Arta Marku nuk ështē zgjedhur Prokurore e Përgjithëshme e Përkohëshme! Sepse as në Kushtetutë e as në ligj nuk ekziston një emërtesë e tillë! Nuk ekziston funksioni Prokuror i Përgjithshëm i Përkohshëm!
Ja çfarë thotë ligji 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë”, në nenin 109, pika 2 që është një dispozitë kalimtare:
“Në rast se mandati i Prokurorit të Përgjithshëm përfundon përpara kohe, përpara krijimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm, me vendim të Kuvendit, caktohet t’i kryejë përkohësisht një nga prokurorët me më shumë eksperiencë nga radhët e prokurorëve dhe që përmbush kushtet dhe kriteret e kreut IV, seksioni I, të këtij ligji”.
Pra është vetëm një prokuror zëvendësues dhe JO PROKUROR I PERGJITHSHEM I PERKOHSHEM!
Ndryshimi nuk është formal, por thelbësor! Sepse Kuvendi nuk ka tagër kushtetues të zgjedhë Prokurorin e Përgjithshëm, kompetencë që vetë Kuvendi me ligj ia ka dhënë Këshillit të Lartë të Prokurorisë!
Sot Shqipëria nuk ka Prokuror të Përgjithshëm, por ka vetëm nje prokurore zëvendësuese që në kundërshtim me Kushtetutën është caktuar të kryeje funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm! (J.V/Faxweb)

Pas

Vasili: Dhuna e kryekriminelit në krye të qeverisë gjakos njerëz të thjeshtë

Para

Shpërthen në flakë mjeti te ”Zogu i Zi”, panik te banorët (FOTOT)

Para
Shpërthen në flakë mjeti te ”Zogu i Zi”, panik te banorët (FOTOT)

Shpërthen në flakë mjeti te ''Zogu i Zi", panik te banorët (FOTOT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dalin rezultatet e tre kutive të para të numëruara në Bashkinë e Pustecit

Rezultatet paraprake në Vorë/PD përpara me diferencë të ngushtë ndaj PS-së

Zgjedhjet parlamentare/Korça nis procesin e numërimit të votave

Kamëz/ Një kuti e pavlefshme, fletët e votimit nuk ishin sipas procedurës

Numërohet kutia e parë në Pustec, ja sa vota kanë marrë PS dhe PD

KQZ publikon shifrat e pjesëmarrjes në zgjedhjet parlamentare

Nis numërimi në Bashkinë e Pustecit. PD-ASHM në avantazh nga rezultati elektronik i 6 kutive të para të Vorës

Deklaratë nga Partia Socialiste: KQZ duhet të shpallë menjëherë rezultatin në Vorë dhe Njësinë Nr.10. Vendimi për vonesën, arbitrar dhe zhgënjyes

Video/Fillon numërimi i votave në Parkun “Olimpik” në Tiranë, votat e diasporës numërohen

Nis dorëzimi i kutive të votimit për njësinë nr.5 në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Vasil Shanto” në Tiranë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.