Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama, ka deklaruar në studion e “Tonight Ilva Tare” në Ora Neës se Basha po sulmon LSI, pasi ka braktisur kauzat e drejta të çadrës, sipas tij pasi i braktisi çështjet e ngritura në çadër i duhet një target tjetër për të sulmuar.
Në fund ai tha se nuk i intereson se çfarë thotë Basha.
“Për sa i përket sjelljes së PD-së jemi përballë një situate të re. Ai ka hequr dorë nga të gjitha çështjet thelbësore që i paraqiti si kauza të opozitës. Përderisa ka pranuar të tradhtojë kauzën e vet, duhet të gjejë një target tjetër. Janë në koalicion qeverisës. Tradhtia edhe ndaj aleatëve të vet çoi në përulje ndaj Rilindjes.
Nuk është koalicion vetëm për drejtoritë, por është një koalicion për të shuar opozitën si institucion në Shqipëri. Kryetari i Rilindjes deri në 2008 bënte fajtor z.Nano, pastaj Berishën. Nuk më shqetëson fare qëndrimi që mban zt.Basha, siç është zgjedhje e tij”, Tha Rama.(B.H/Shuplaka)
Discussion about this post