04:37 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Luan Rama: Dorëheqja e ministrit si parathënie e rënies së kryeministrit!

13:40 | 27/10/2018
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ndërmjet dy gjëmave: Nga vrasësi tek Kryeministri – ç’të vajtosh më parë?!…

Deputeti i LSI-së Luan Rama ka komentuar përmes një postimi në ‘Facebook’ dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Luan Rama thotë se dorëheqja, është në vetvete një akt qytetar dhe dinjitoz i Fatmir Xhafës, por që nuk e shpëton dot qeverinë dhe qeverisjen tërësisht të kriminalizuar e të identifikuar si të tillë në tipologjinë e vetë kryeministrit.

Sipas deputetit të LSI-së me largimin e Fatmir Xhafës krijohet iluzioni sikur qeveria shpëtoi më në fund nga “targeti” i goditjes, por në fakt është e kundërta!

Rama thekson se operacionet e fundit kundër grupeve kriminale duhej të stimulonin dorëheqje të tjera dhe jot ë Xhafës, por “me sa duket, pjesa e keqe brenda qeverisë është shumë më e madhe dhe ende më e fortë nga sa duket!”.

Reagimi i Luan Ramës:

Dorëheqja e ministrit si parathënie e rënies së kryeministrit!

Pavarësisht rrethanave e përtej komenteve nëse është e vonuar apo e detyruar, dorëheqja e Ministrit të Brendshëm, është në vetvete një akt qytetar dhe dinjitoz i Fatmir Xhafës, por që nuk e shpëton dot qeverinë dhe qeverisjen tërësisht të kriminalizuar e të identifikuar si të tillë në tipologjinë e vetë kryeministrit.
Dorëheqja si institucion në politikën shqiptare, për fat të keq vazhdon të mbetet episod, pa mundur të bëhet dot një fenomen i qasjes së përgjegjshme, të paktën në dimensionet e skrupujve moralë. Por gjithësesi, edhe ky episod thotë shumë më tepër nga sa është “lexuar” deri tani.
Me largimin e Fatmir Xhafës krijohet iluzioni sikur qeveria shpëtoi më në fund nga “targeti” i goditjes, por në fakt është e kundërta!
Dorëheqja është vetëm paralajmërimi i rënies, që nis kësisoj me shëmbjen e pikës së referimit të bashkëpunimit të partnerëve ndërkombëtarë!
Operacionet e fundit të policisë dhe goditja e disa grupeve kriminale, dukshëm të lidhura me klanet e qeverisë e që e ushqejnë atë, në fakt do të duhej të kishte stimuluar dorëheqje të tjera dhe jo atë të Fatmir Xhafës. Mirëpo me sa duket, pjesa e keqe brenda qeverisë është shumë më e madhe dhe ende më e fortë nga sa duket!
Me dorëheqjen e vet, Fatmir Xhafa jo vetëm distancohet nga ajo pjesë, por duke u larguar prej qeverisë, na jep mundësinë të shohim më qartë e të kuptojmë se deri ku mberrijnë tentakulat e krimit, që deri tani fshiheshin pas mbiemrit të tij!

(B.H/Faxweb)

 

 

Etiketa: Fatmir XhafajLuan Rama
Pas

“Mi mori me forcë dhe presion”, Berisha publikon foton: Ky është drejtori i Ramës që po terrorizon jugun

Para

Zyrtare/ Ja qëndrimi i presidentit Meta për shkarkimin e ministrit Xhafaj

Para
Zbardhen detaje nga takimi Rama-Meta në Presidencë, çështja e rëndësishme që diskutua

Zyrtare/ Ja qëndrimi i presidentit Meta për shkarkimin e ministrit Xhafaj

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kreu i SPAK, Altin Dumani ndjek sfidën Shqipëri-Serbi live në “Arena Kombëtare”

Rey Manaj gabon penalltinë në fundin e pjesës së parë, Shqipëri 0-0 Serbi në Tiranë!

Bie nga kati i 6 i pallatit humbet jetën 14-vjeçari në Yzberisht

TENSION I LARTË/ “Mos hidhni objekte në fushë” – thirrja që ndërpreu për pak sekonda sfidën Shqipëri-Serbi

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho befason me futbollistët, Hysaj e Shehu nga minuta e parë! Sulmi Manaj – Broja

Qëllohet me shishe uji autobusi i skuadrës serbe në Tiranë, tifozët kuqezi i sulen nga pas

“Më shumë se një ndeshje futbolli”, Shqipëri-Serbi në “sytë” e The Guardian

Drejt Shqipëri-Serbi/ Kontrolle të imtësishme në “Arena Kombëtare”, nis hyrja e tifozëve në stadium

SHBA planifikon dhënien e 500 milionë dollarëve për fondacionin humanitar në Gaza

JD Vance për Musk: Është gabim të flasësh kundër Trump, por ai është një djalë emocional

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.