Kodi i procedurës penale u miratua sot nga Kuvendi i Shqipërisë vetëm me votat e maxhorancës, pa praninë e opozitës, si pjesë e 27 ligjeve të paketës së re të Drejtësisë. Kreu i grupit parlamentar të LSI, Luan Rama kërkoi disa ndryshime termash në kod.
Fatmir Xhafaj i cili drejtoi për herë të fundit Komisionin e Ligjeve pas emërimit si ministër i Brendshëm, miratoi me votat e maxhorancës Kodin e Procedurës Penale. Kodi u miratua me diskutime të lehta ku deputeti i LSI, Luan Rama kërkoi disa ndryshime në përkufizime termash.
Luan Rama: Edhe ju ishit dakort në mbledhje që të shikohet mundësia e riformulimit të emërtesës “dëshmitarë anonim” për shkak të një konotacioni negative që ka termi “dëshmitar anonim” u tha të shikohet mundësia për ta formuluar këtë term, “dëshmitar me identitet të mbrojtur ose të fshehur”. Dhe e dyta në lidhje me termin viktimë.
Luan Rama: Përveç falenderimit të punës shumë të mirë të bërë nga ekspertët e huaj dhe vendas, dua të bëj një falenderim të veçantë për ju si kryetar i komisionit që keni drejtuar këtë proces me kaq vështirësi dhe me kaq komplikacione duke e kurorëzuar me sukses.
Fatmir Xhafaj: Me le pa gojë më le, thashë kushedi ça do thotë dhe thashë me vete hajde si ta zgjidh…
(M.D/ Shuplaka)