Fill pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama nga Belshi i cili për herë të parë në mënyrë direkte bëri thirrje që votuesit t’i japin “dërrmën” LSI-së ndërsa foli edhe për “metastaza” që sipas tij po përhapen në zyrat e shtetit ka reaguar Luan Rama.
Luan Rama ka dalë në një konferencë urgjente dhe ka theksuar se koka e metastazës është Edi Rama.
“Meqenëse kryetarin e rilindjes e ka zënë paniku i metastazave të kancerit, më lejoni t’ja bëj të qartë që metastaza e kancerit luftohen duke goditur në kokën që i mban, ushqen dhe përhap metastazat. Ata e dinë kush është koka e metastazës në qeverisje, në politikën shqiptare, në politikën e konfliktit, krizës dhe errësirës”, tha Luan Rama i LSI duke iu kundërpërgjigjur kryetarit të PS-së.
(J.V/Shuplaka)