08:25 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Luan Rama hedh akuza të forta: Radarët e Forcave Detare në shërbim të trafikantëve të drogës!

10:15 | 01/10/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rritja e çmimit të ujit të pijshëm, Luan Rama: LSI nuk është pjesë e asnjë pazari

LSI i rikthehet akuzave në lidhje me përdorimin e radarëve të forcave detare nga ana e trafikantëve të drogës. 

”Kompania private kontrollon me kamera aktivitetin e personelit ushtarak! Nuk është rastësi që pikërisht prej vitit 2015 e deri sot, që në fakt është edhe peridha kur e gjithë Shqipëria u mbush me drogë prej kultivimit të stimuluar e të kontrolluar nga trafikantët e Rilindjes, janë lënë jashtë shërbimit edhe radarët e Sistemit të Integruar të Hapësirës Detare!

Trafikantët e tonelatave të drogës që vërshuan drejt Italisë, duhej ta kishin rrugën të lirë! Duke parë e analizuar të gjitha faktet e dokumentat që disponoj, por edhe nga bisedat me shumë ushtarakë e specialistë të fushës, një gjë mund ta them me bindje: mosveprimi i strukturave përgjegjëse në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe në mënyrë të veçantë në Komandën e Forcave Detare, e ka vënë Sistemin e Integruar të Vëzhgimit të Hapësirës”, shkruan ndër të tjera Luan Rama. 

SHKRIMI I LUAN RAMËS:

Radarët e Forcave Detare 
në shërbim të trafikantëve të drogës!

Skandali i rradhës: 
Kompania private kontrollon me kamera aktivitetin e personelit ushtarak!

Nuk është rastësi që pikërisht prej vitit 2015 e deri sot, që në fakt është edhe peridha kur e gjithë Shqipëria u mbush me drogë prej kultivimit të stimuluar e të kontrolluar nga trafikantët e Rilindjes, janë lënë jashtë shërbimit edhe radarët e Sistemit të Integruar të Hapësirës Detare!
Trafikantët e tonelatave të drogës që vërshuan drejt Italisë, duhej ta kishin rrugën të lirë! 
Duke parë e analizuar të gjitha faktet e dokumentat që disponoj, por edhe nga bisedat me shumë ushtarakë e specialistë të fushës, një gjë mund ta them me bindje: mosveprimi i strukturave përgjegjëse në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe në mënyrë të veçantë në Komandën e Forcave Detare, e ka vënë Sistemin e Integruar të Vëzhgimit të Hapësirës 
Detare të Republikës së Shqipërisë, në shërbim të trafikantëve të drogës!
Ka me dhjetëra relacione e akte kontrolli ku provohet se shqetësimi për mosfunksionimin e radarëve është bërë prezent, mirëpo në vend që të ndërhyhej menjëherë për vënien e radarëve në punë, janë larguar nga postet e punës ushtarakët e specialistët që kanë ngritur shqetësimin për mosfunksionimin e Sistemit të Integruar të Vëzhgimit të Hapësirës Detare!
Në këtë mënyrë jo vetëm që janē krijuar kushte të favorshme për trafikimin e drogës kryesisht drejt Italisë, por janë cënuar rëndë standardet e Sigurisë Kombëtare!
Dhe si vend anëtarë i NATO-s, Shqipëria ka cënuar nē këtë mënyrë edhe vetë standardet e sigurisë së Aleancës!
Edhe një fakt tjetër; skandaloz dhe i paprecedentë!
Nga data 20 deri më 22 janar 2016 është ushtruar kontroll për të evidentuar gjendjen e shërbimeve dhe riparimeve në SIVHD të kryera nga shoqëria e kontraktuar për këtë qëllim, nga i cili rezultoi se nga shoqëria ( Nuk po e shënoj emrin e shoqërisë. Shënimi im.) nga data 1 deri më 22 janar 2016 nuk ishin kryer kontrolle dhe as shërbime sipas kontratës në SITE-et e PRT-11 Ksamil, PRT-VQ Sarandë, PRT-13 Portopalermo, QO Pashaliman dhe PRT-19 Gur, Lushnje.
Për difektet e mangësitë e konstatuara, do të kem rast të shkruaj një ditë tjetër. Por sot po veçoj një konstatim të komisionit, që në vlerësimin tim përbën një skandal më vete!
Po citoj nga akt-kontrolli: 
“… specialistët e shoqërisë kanë instaluar në cdo SITE të SIVHD-së kamera vëzhgimi për ruajtjen e shelterave dhe paisjeve të SIVHD-së, gjë e cila nuk është parashikuar në kontratën e shërbimit. Kërkojmë nga firma që serveri i këtyre kamerave të instalohet në QVD Plepa Durrës dhe të monitorohet nga QO Durrës. (Që do të thotë se firma kontrollon aktivitetin e personelit ushtarak nëpër PRT)”.
I gjithë shteti e shumë e shumë funksionarë mediokër të qeverisë u mallëngjyen e u përlotën nga shfaqja melodramatike në të ashtuquajturin “Parlament Rural” (një emërtesë fyese e poshtëruese!), por askush nuk reagon përballë skandaleve të tilla si mosfunksionimi i radarëve, lënë enkas jashtë funksionit operacional për të lehtësuar “punën” e trafikantëve të drogës, duke cënuar rëndë Sigurinë Kombëtare!

Etiketa: akuzaLSILuan Rama
Pas

VIDEO-FOTO/ Si ka përfunduar ”Benzi” pas 20 gëzhojave të kallashnikovit në Vlorë

Para

ATENTATI në Vlorë, cili është pseudonimi i njërit prej të plagosurve. Tentoi të mbrohej me pistoletë po i ra në tokë (VIDEO)

Para
VIDEO-FOTO/ Si ka përfunduar ”Benzi” pas 20 gëzhojave të kallashnikovit në Vlorë

ATENTATI në Vlorë, cili është pseudonimi i njërit prej të plagosurve. Tentoi të mbrohej me pistoletë po i ra në tokë (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Serbia vazhdon me represionin? Një shtetas i Kosovës ndalohet nga autoritetet serbe për pjesëmarrje në luftë

Reshje shiu, breshër dhe shtrëngata, parashikimi i motit 5 gusht 2025

Kufizimi i çmimeve, hotelet evropiane nisin padi kundër platformës online Booking

Tragjedi në një park ujor në Britani, humb jetën një vajzë 4-vjeçare

Zbardhet e shkuara e Frrok Lleshajt/ Viktima ish-polic kishte vrarë në ‘95, pas arrestimit u arratis në ‘97. U ekzekutua sot te dera e shtëpisë

Vrasja në Vaun e Dejës/ Kush është Frrok Lleshaj? Viktima u dënua me 25 vjet burg për vrasje dhe u lirua në 2023

Vau i Dejës, gjendet i vdekur 65-vjeçari. Policia identifikon viktimën, dyshohet se është vrarë me armë zjarri

Shtetasi francez zhduket nga trageti, operacion kërkimi i përbashkët italo-shqiptar në det të hapur

Aksident tragjik në Itali/ Kamioni përplaset me disa automjete, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

Pezullimi i Kuvendit, shpresë tek Kushtetuesja për t’i dhënë fund krizës politike

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.