Vetëm pak minuta më parë, nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të dalin dhe të votojnë.
Duke theksuar se LSI është në prag të fitores së madhe për të dalë forcë e parë në Tiranë, ai bën thirrje që shqiptarët të votojnë për të shpëtuar Shqipërinë nga kthetrat e krimit, bandave dhe kanabisit.
“LSI është në prag të fitores së madhe për të dalë forcë e parë në Tiranë!
Prandaj, në kohën e mbetur deri në mbyllje të kohës së votimit, shpejtoni që të jepni votën tuaj për të shpëtuar Shqipërinë nga kthetrat e krimit dhe të bandave të kanabisit!
Eja dhe voto! Voto edhe ti! LSI forcë e paparë!”, shkruan Luan Rama.
(XH.A/SHUPLAKA)