22:03 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Luan Rama: Mos bini pre e kulisave dhe insinuatave nga dëshpërimi i rivalëve. Në 26 qershor të gjithë do ktheheni në punë!

13:47 | 16/06/2017
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Luan Rama: Mos bini pre e kulisave dhe insinuatave nga dëshpërimi i rivalëve. Në 26 qershor të gjithë do ktheheni në punë!

”Mos bini pre e kulisave dhe insinuatave nga dëshpërimi i rivalëve. Në 26 qershor të gjithë do ktheheni në punë!”, kjo ka qenë porosia e nënkryetarit të LSI-së, Luan Rama për mbështetësit, pas mitingut të djeshëm në sheshin ”Nënë Tereza”. Rama ka rrëfyer që pas mitingut të djeshëm ka nisur ”gjuetia e shtrigave”, ku punonjës administrate po terrorizohen vetëm se kanë marrë pjesë dje në mitingun e LSI.

”Për fat të keq pas atij mitingu madhështor sot është ridimensionuar gjuetia e shtrigave, përmes grupeve të kontrollit të ashtuquajtura, por që në fakt janë grupe të ngjashme me gardistët e kuq, që shkojnë nëpër institucione me fotografi nëpër duar  për të larguar nga puna qytetarë të lirë dhe punonjës dinjitoz të administatës vetëm e vetëm se kanë qenë të pranishëm dje në miting e LSI.”, rrëfeu ai.

Rama falenderoi edhe ministrin e Brendshëm Dritan Demiraj për mbështetjen gjatë mitingut.

”Në këto 9 ditë që kanë mbetur deri në zgjedhje, unë kam një apel, të vazhdojnë punën e fokusuar te alternativa jonë dhe të mos bien pre e kulisave dhe insinutave që mund të krijohen për shkak të dëshpërimit të madh që ndodhen rivalet tanë.

LSI është një forcë e madhe poltike, qytetare që rritet ditë pas dite për të shkuar te triumfi madhështor në zgjedhjet e 25 qershorit.

Gjithashtu gjej rastin të falenderoj për korrektesën në shërbim nga Policia e Tiranës dhe të falenderoj për angazhimin e drejtpërdrejtë të djeshëm edhe ministrin e Brendshëm. Për fat të keq pas atij mitingu madhështor sot është ridimensionuar gjuetia e shtrigave, përmes grupeve të kontrollit të ashtuquajtura, por që në fakt janë grupe të ngjashme me gardistët e kuq, që shkojnë nëpër institucione me fotografi nëpër duar  për të larguar nga puna qytetarë të lirë dhe punonjës dinjitoz të administatës vetëm e vetëm se kanë qenë të pranishëm dje në miting e LSI.

Kjo është një shfaqje tjetër e shëmtuar, e frikës, e panikut, e gjithçkaje negative që ka përfshirë kampin e Rilindjes p0r ndërkaq kjo as na tremb, as na frikëson, përkundrazi na bën më të fortë dhe unë kam një mesazh:

Për të gjithë ata punonjës që në mënyrë të kundraligjshme dhe vetëm për hakmarrje politike, janë larguar, janë në proces apo do të largohen nga puna të mos kenë asnjë merak sepse më 26 qershor të gjithë do të kthehen në vendet e tyre të punës në respekt të ligjit dhe të së drejtës së tyre si qyetetarë të lirë.”, tha mes të tjerash Rama. (V.G/SHUPLAKA)

Pas

Presionet në administratë, reagon ministria e Financave: Po ndodhin në tatime dhe dogana, janë në shkelje të ligjit

Para

Basha nga Vlora premton uljen e taksave për biznesin, në mënyrë që ato të kënë mundësinë t’u rrisn rrogat punëtorëve(VIDEO)

Para
Basha nga Vlora premton uljen e taksave për biznesin, në mënyrë që ato të kënë mundësinë t’u rrisn rrogat punëtorëve(VIDEO)

Basha nga Vlora premton uljen e taksave për biznesin, në mënyrë që ato të kënë mundësinë t’u rrisn rrogat punëtorëve(VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministri i Jashtëm izraelit: Bota ka detyrim të ndalojë Iranin nga zotërimi i armës bërthamore

Republika Demokratike e Kongos dhe Ruanda nënshkruajnë marrëveshjen e shumëpritur të paqes në Uashington

Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar

Trump flet sërish për Kosovën e Serbinë: Ishin gati për luftë të madhe, unë e ndala!

Zjarr i madh në Peshtan të Fierit, digjen rreth 400 dëngje bari dhe një stallë bagëtish(PAMJET)

Dronët ukrainas shkatërrojnë dy bombardues SU-34 në aeroportin rus

Kosovë, debat për votim të fshehtë/ Kandidatja për kryetare e kuvendit, Haxhiu: Nëse nuk marr 61 vota tërhiqem! Opozita njofton bojkot

Gjermania pezullon për 2 vjet ribashkimin familjar për refugjatët me status mbrojtjeje

124 mjekë të rinj specializantë nënshkruajnë kontratën me MSHMS, Koçiu: Do jeni dëshmitar të transformimeve në QSUNT

Trump kërcënon Iranin: Ju bombardojmë përsëri nëse vazhdoni programin bërthamor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.