19:40 | 11/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Luan Rama në takimin e parë si Kryetar të Grupit Parlamentar të LSI-së pret në takim homologët kosovarë

12:41 | 12/02/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Luan Rama në takimin e parë si Kryetar të Grupit Parlamentar të LSI-së pret në takim homologët kosovarë

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Luan Rama së bashku me deputeten e kësaj partie Kejdi Mehmetaj, priti në takim Kryetarin e Komisionit parlamentar për Punët e Jashtme të Kosovës Elmi Reçica dhe delegacionin që e shoqëronte atë në këtë vizite.

Pasi i uroi mirëseardhjen në Shqipëri, Rama u shpreh se këto takime hapin një dimension tjetër jo vetëm për bashkëpunimin midis institucioneve, parlamenteve dhe grupeve tona parlamentare, por ndikojnë dhe cilësinë e produktit që sjell bashkëpunimi midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës.

Kryetari i grupit Parlamentar të LSI-së theksoi se e ka ndjekur me shqetësim situatën e fundit në Kosovë dhe marrëdhëniet e tendosura me Serbinë, ndërsa evidentoi maturinë politike dhe qetësinë me të cilat janë menaxhuar këto situata nga institucionet kosovare.

Ai nënvizoi gjithashtu se pavarësisht faktit që përfaqësojmë dy parlamente të dy shteteve, ne asnjë herë nuk duhet të harrojmë se jemi deputete të të njëjtit komb dhe mbi çdo gjë kemi të përbashkët historinë, gjuhen dhe flamurin kombëtar, ndaj të cilëve detyrimet janë të njëjta e të përbashkëta.

“Vendosmëria për ta prishur murin në Mitrovicë nuk është thjeshtë çështje e një veprimi fizik, por domethënie shumë e madhe e vendosmërisë për të dëshmuar forcën e legjitimitetit dhe të autoritetit të institucioneve të Kosovës në të gjithë hapësirën e shtetit të Kosovës”, – tha Rama.

Gjithashtu, Kryetari i Grupit Parlamentar tha se kemi shumë hapësira për të ushtruar së bashku jo thjesht diplomacinë parlamentare, por bashkëveprimin ndërparlamentar midis nesh.

Nga ana e tij, Kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme të Kuvendit të Kosovës Elmi Reçica, pasi e falënderoi Kryetarin e Grupit Parlamentar të LSI-së për pritjen e ngrohtë, vlerësoi mbështetjen e dhënë nga Lëvizja Socialiste për Integrim për Kosovën për situatën e tensionuar të krijuar së fundmi në Kosovë.

“E dimë qe e keni ndjekur me vëmendje, edhe si parti politike edhe si grup parlamentar, por edhe kryetari i partisë suaj që është edhe Kryetar i Kuvendit. Mbështetja dhe bashkëpunimi ka qenë i vazhdueshëm”, – theksoi Reçica.

Ne fund, delegacioni i Komisionit për Punët e Jashtme të Kosovës dhe përfaqësuesit e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, vlerësuan se ndalimi i papërligjur i z. Haradinaj është një përpjekje e djallëzuar për të goditur përmes Ramush Haradinajt luftën e lavdishme të UÇK-së dhe gjakun e derdhur për lirinë e Kosovës, prandaj lirimi i tij i menjëhershëm dhe kthimi në Kosovë janë e vetmja zgjidhje.

Etiketa: LSILuan Rama
Pas

E diel dhe zyrtarisht punimet në Durrës janë pezulluar, po në VIDEOT që ju tregojmë betoni nuk ndalet as sot

Para

Panariti zbret në terren dhe transmeton vijën e LSI-së: Iku koha kur populli thoshte rrimë pa bukë vetëm ju bashkohuni

Para
Panariti zbret në terren dhe transmeton vijën e LSI-së:  Iku koha kur populli thoshte rrimë pa bukë vetëm ju bashkohuni

Panariti zbret në terren dhe transmeton vijën e LSI-së: Iku koha kur populli thoshte rrimë pa bukë vetëm ju bashkohuni

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Prit se po vjen policia”/ PD zbulon zyrën e “fshehtë” të PS në Tiranë: Punonjës të administratës me shuma monetare për të tjetërsuar vullnetin e votuesve

Video/Përfundon votimi në Kurbin, mbërrijnë kutitë e para në KZAZ nr.15

Berisha për procesin e votimit: Kemi gëzim në të gjitha anët

Të gjithë të dënuarit thuajse votojnë në Peqin, vetëm 1 refuzon nga 144 të paraburgosurit në Elbasan

PD thirrje për votim masiv: Të gjithë manipuluesit, kërcënuesit dhe hajdutët janë listuar si terroristë elektoralë

Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare 2025!

Dyshohet për shit-blerje votash! Shoqërohet në komisariat një grua në Kavajë, fillimisht u takua me Elvis Roshin

Aksidenti i rëndë në Peshkopi, ndërron jetë në Spitalin e Traumës efektivi Veli Gjura

U procedua për incidentin në Vorë, reagon Flamur Noka: Xhoni Asllanaj, nipi dhe shoferi i Albert Xhabaftit. Policia ia njeh mirë skedën

Shqipëria voton/ 3.7 milionë shqiptarë zgjedhin parlamentin e ri

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.