Në qytetin e Kukësit Luan Rama ka prezantuar kandidatët për deputet të LSI-së. Luan Rama ka theksuar se lSI është forcë e parë dhe do të qeverisë për qytetarët, jo për kryetarët.
“Edhe Kukësi do të ketë deputet të LSI-së në Parlament. Selvi Beçaj zgjedhja më e mirë për Kukësin. LSI ju fton të zgjidhni një vajzë Kukësi jo një të importuar. LSI forcë e parë për të mos patur me konflikt politik. LSI forcë e parë që qeverisja të jetë për qytetaret, jo për kryetarët. LSI forcë e parë që Shqipëria të mos jetë me vend i kanabisit. LSI forcë e parë që të rinjtë të jetojneëe punojnë në Shqiperi. LSI forcë e parë, i vetmi shans për të gjithë”, u shpreh Luan Rama. (J.V/Shuplaka)