16:18 | 14/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Luan Rama: Nuk mund ta pranohet fyerja ndaj Voltana Ademit, distancohemi

23:12 | 15/05/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Luan Rama: Nuk mund ta pranohet fyerja ndaj Voltana Ademit, distancohemi

Nënkryetari i LSI-së  Luan Rama është shprehur se distancohet ndaj qëndrimeve të Kryeministrit Rama ndaj Kryetares së Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ditën e sotme.

Në “Debat në Channel One” Rama theksoi se një gjuhë e tillë nuk përshtatet me filozofinë e LSI-së ku fyerje të kësaj natyre nuk duhet të jenë në sjelljen dhe në qëndrimet politike dhe publike të cilit do njeriu që merret me politikë.

“Qasja jonë është krejt e ndryshme dhe parimore për vlerën dhe angazhimit egrave dhe vajzave, jo vetëm në politikë, por në të gjithë dimensionin social dhe intelektual të jetës së vendit.  Unë nuk mund ta pranoj dhe distancohem nga qëndrimi fyes që u mbajt ndaj kryetares së Bashkisë së Shkodrës, e cila sipas asaj që tha sot kryeministri, paska qenë e pa denjë për ta marrë edhe si  magaziniere.

E para profesioni i magazinieres është një punë shumë e nderuar dhe ne nuk kemi arsye pse ta trajtojmë me nervozizëm dhe në mënyrë fyese këtë profesion.

E dyta ajo është një zonjë që e ka zgjedhur shumica e qytetarëve të  Shkodrës. Ajo është kryetare bashkie e njërës prej bashkie më të madhe të vendit. Ka qenë deputete e Kuvendit të Shqipërisë dhe për pasojë qasja të kësaj natyre, stigmatizime të kësaj natyre, fyerje të kësaj natyre, nuk janë dhe nuk duhet të jenë në sjelljen dhe në qëndrimet politike dhe publike të cilitdo njeriu që merret me politikë dhe jo më të një njeriu përfaqësues”,– u shpreh Rama.

Voltana Ademi dhe Rama u përfshinë sot në një debat të ashpër për çadrën e  ngritur në vendin ku Rama do takonte të rinjtë votues për herë të parë. 

(M.D/Shuplaka)

Etiketa: Luan RamaVoltana Ademi
Pas

“Po numrat? Sa ishin o Zhelal?”, Xhindi ironizon debatin për shifrat e protestuesve

Para

Plas sherri në stadium/ Tifozët e Partizanit tregojnë forcën me stola, të flamurtarit me gurë (VIDEO)

Para
Plas sherri në stadium/ Tifozët e Partizanit tregojnë forcën me stola, të flamurtarit me gurë (VIDEO)

Plas sherri në stadium/ Tifozët e Partizanit tregojnë forcën me stola, të flamurtarit me gurë (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shpërndanin kokainë në Peruxhia, arrestohen 2 shqiptarët e dyshuar, sekuestrohen drogë dhe valutë

Tragjedia me 241 viktima/Gjendet kutia e zezë e Air India, e rëndësishme për hetimin

Ushtarë të aviacionit amerikan, stërvitje me helikopter përgjatë kufirit me Serbinë

Izraeli paralajmëron sulme të reja nga Irani: Do të nisin mbrëmjen e sotme, 50 batalione gati për mbrojtje

Rinumërimi nis të martën / Hapet 2,240 kuti votimi në Elbasan, Tiranë, Fier dhe Durrës

Kryepeshkopi Joan vizitë zyrtare në Patriarkanën Ekumenike të Kostandinopojës: Vijmë nga toka e Ilirikut, ku apostull Pavli shpërndau farën e Ungjillit

Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme/Reagon Kaja Kallas: BE-ja ka qenë gjithmonë e qartë! Iranit nuk duhet t’i lejohet kurrë të pajiset me armë bërthamore!

“Do e djegim të gjithë Teheranin”, ministri i Mbrojtjes i Izraelit kërcënon Iranin

Përfshihet nga flakët rrokaqielli në Dubai, evakuohen 400 banorë nga godina, pamjet e frikshme

PAMJET/ Përfshihet nga flakët e zjarrit një pikë grumbullimi hekurash! Nisin hetimet për të zbuluar shkakun e ngjarjes

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.