21:05 | 26/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Luan Rama: PD dhe PS të bashkohen për reformën zgjedhore, Balla: Mos bëj edhe arbitrin, edhe lojtarin

16:30 | 18/12/2016
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Luan Rama: PD dhe PS të bashkohen për reformën zgjedhore, Balla: Mos bëj edhe arbitrin, edhe lojtarin

Pas thirrjes së Luan Ramës, i cili kërkoi sot që PD dhe PS të bashkohen dhe të bëjnë reformën zgjedhore, ka reaguar nënkryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, deputeti socialist i kujton deputetit të LSI-së se, ai është pjesë e mazhorancës dhe se LSI dhe PS janë bashkë me qëndrime të njëjta për reformën zgjedhore.

Sipas Ballës, është e kotë që Luan Rama të bëjë edhe arbitrin, edhe lojtarin.

Postimi i Taulant Ballës:

“I them mikut tim Luan Rama që barazlargimi i tij, duke fajësuar po njësoj edhe PS edhe PD për Reformën Zgjedhore është i padrejtë, për të mos thënë më shumë! Luan Rama duhet ta dije se PS dhe LSI janë bashkë në Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe kanë qëndrime plotësisht të dakordësuara mbi rekomandimet e OSBE/ODHIR-it. Po ashtu Luan Rama me siguri e di që kemi një muaj që presim që PD të bëhet pjesë konstruktive e punës së komisionit për ta mbyllur reformën. Prandaj Luan Rama le t’i bëjë thirrje PD siç i bëjmë edhe ne po ashtu, sepse roli i dyfishtë i skuadrës dhe arbitrit nuk ka më asnjë kuptim! PS dhe LSI kanë bërë një punë shumë serioze në komision dhe respekti për këtë skuadër është minimumi që duhet të tregojë miku Luan Rama pavarësisht se mund t’i ketë rënë të bëjë pjesën e arbitrit!”

Apeli i Luan Ramës:

“Në emër të LSI, edhe një herë i ftoj forcat politike që përfaqësohen në Kuvend në mënyrë të veçantë PD dhe PS që të demonstrojnë angazhimin e tyre real në mënyrë që të bëjnë të mundur reformën zgjedhore.

LSI është e gatshme të bashkëpunojë dhe të ofrojë kontributin e vet për të bërë të mundur konsensusin e nevojshëm që edhe reforma zgjedhore të bëhen me konsensusin e të gjitha palëve duke dëshmuar përgjegjshmëri përballë qytetarëve”

 

 
 
 
Etiketa: ballaLSIpsrama
Pas

Mesila Doda frymëzohet nga emisioni “Top Show”, apel ministres Kumbaro (Video)

Para

Agostineli i revoltuar ndaj gjykimit: Tek goli i parë gabuam, penalltia e diskutueshme

Para
Skënderbeu gati për sfidën e nesërme ndaj Tiranës (FOTO)

Agostineli i revoltuar ndaj gjykimit: Tek goli i parë gabuam, penalltia e diskutueshme

Discussion about this post

 



Të Fundit

I dënuar për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali

14 kg drogë e fshehur në frigorifer, si u kap 52-vjeçari shqiptar në Bolonja

Britania dhe Jordania koordinojnë hedhjen ajrore të ndihmave në Gaza, shtohen thirrjet për njohjen e shtetit palestinez

“Na ka humbur vajza”/ Pushuesit nga Kosova ngrenë më këmbë policinë, gjendet pas disa orësh 9-vjeçarja në plazhin e Shëngjinit

Ministri Fidan pret në seancën inauguruese të Platformës së Paqes në Ballkan homologët e tij nga Ballkani

Shijak, flakët përfshijnë masivin pyjor në fshatin Shetel

Zjarre të shumta edhe në Kosovë, raportohen 29 vatra aktive në 8 orët e fundit

“Europa duhet të mbledhë veten”, Trump në Skoci: Emigracioni masiv po e dëmton kontinentin

Aksident i rëndë në afërsi të Tepelenës, përplasen dy makina, humb jetën rrugës për në spital fëmija 7-vjeçar

Nga portet e Europës tek bankat offshore/ Operacioni i SPAK ndaj rrjetit shqiptar të drogës, si u përdorën sistemi ‘Hawala’ dhe llogaritë në parajsa fiskale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.