Luan Rama ka dhënë një deklaratë të shkurtër për mediat menjëherë pas daljes së tij nga Komixioni i Ligjeve.
Ai tha se kjo marrëveshje u arrit në sajë të presionit të vazhdueshëm që LSI-ja ka bërë ndaj qeverisë.
‘’Një muaj më parë kur ne folëm për praninë e dialogut, kur ne thamë që është e rëndësishme opozita në zgjedhje, kur ne thamë që japim dhe postet e ministrave tanë, më lejoni të kujtoj dhe deklaratën e kreut të LSI-së Meta, që ofroi qeverinë e besimit.
Jemi në mbështetje të marrëveshjes dhe kjo ka ardhur si pasojë e një presioni politik që ke kemi bërë së bashku me ndërkombëtarët. Nuk besoj se ka ndonjë shqiptar që nuk e di që ne kemi realizuar të gjithë presionin e nevojshëm në qeveri që zgjedhjet të bëheshin me praninë e opozitës.
Qeveri besimi me Ramën kryeministër është ajo çka LSI-ja ka kërkuar. Kjo është një qeveri besimi për sa kohë kënaq opozitën. Në komision kërkova respektimin e ligjit’’, u shpreh Luan Rama.
Çfarë ju kënaq më shumë, që do dilni vetëm apo zgjedhja e zotit Meta kryeministër?
Ne na kënaq fakti që u arrit marrëveshja që të mos shkonim në aventurë, na vjen mirë që opozita ka besim te qeveria me Edi Ramën dhe po ashtu na vjen mirë që ska opozitë dhe mazhorancë. Ne do jemi të parët, të tjerët vijnë pas. (E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post