Kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, është ndalur sot në Kukës. Gjatë fjalës së tij në këtë qytet, ai siguroi se LSI është pranë njerëzve në çdo kohë dhe e mban fjalën e saj.
Duke u ndalur tek situata politike në vend, ai shprehet se për zgjidhjen e situatave të vështira nevojitet tolerancë dhe dialog, e jo arrogancë e mendjemadhësi, të cilat vetëm sa e dëmtojnë demokracinë.
Për reformën në drejtësi, ai tha se është përgjegjësi e institucioneve të shtetit të punojnë për të, por presioni mbi organet e drejtësisë vetëm sa dëmton.
“Lëvizja Socialiste për Integrim është pranë njerëzve në çdo kohë, sepse e mban fjalën. Situatat e vështira kapërcehen me tolerancë dhe dialog Luan Rama. Arroganca dhe mendjemadhësia dëmtojnë demokracinë.
Reforma në drejtësi është përgjegjësi e institucioneve të shtetit, gjykoj se presioni mbi organet e drejtësisë i dëmshëm!
Mosvënia në punë e aeroportit të Kukësit, e pafalshme!”, u shpreh ndër të tjera ai duke e konsideruar të pafalshme mosvënien në punë të aeroportit të Kukësit.
(XH.A/SHUPLAKA)