Luan Rama ka deklaruar se situata me radarët në vend është skandaloze pasi sipas tij jo vetëm që nuk funksionojnë 7 radarët e Forcave Detare por as 11 radarët që ka policia. Sipas Luan Ramës hapësira detare nuk monitorohet.
“Dhe ka të bëjë me mosfunksionimin me sistemin e radarëve. Ju e dini shumë mirë që gati dy muaj më parë kjo çështje u bë publike. Por kjo është e vërtetë edhe nga i gjithë dokumentacioni që jam nga investigimi që kam bërë nga specialsitë të fushës rezulton që sistemi i radaravë që mbykqyr Shqipërinë nuk është operacional.
Që prej 2014 ky sistem nuk ka funksioniar. Hapësira detare nuk monitorohet, dhe kjo cënon parametrat e sigurisë në vend. Problemi bëhet edhe më i rëndë madje që jo vetëm 7 radarë që disponojmë forcat detare nuk funksionojnë por edhe 11 radarët që kanë policia nuk janë në funksion. Ky është një problem skandaloz. Të gjitha institucionet nuk janë bërë transparente.”, u shpreh Luan Rama. (J.V/Shuplaka)