Nënkryetari i LSI-së Luan Rama, në konferëncën e dytë të tij për ditën e sotme, i ka bërë thirrje diplomatëeve të huaj, që të mbajnë një qëndrim ndaj deklaratës së sotme të kryeministrit Rama në Kuçovë, të cilën e quajti si në kundërshtim me ligjin.
“Të mos ketë punonjës të Policisë së Shtetit, që do guxojë të prekë, vjedhë, trafikojë votën e lirë. Ftoj trupin diplomatik, përfaqësuesit e OSBE ODIHR, ambasadorin e SHBA, ambasadorët e tjerë, të analizojnë dhe mbajën qëndrim publik, ndaj kësaj deklarate provokative në kunërshtim me ligjin, kushtetutën, që synon vjedhjen e votës më 25 qershor. “, tha Luan Rama.
Deklarata e Edi Ramës në Kuçovë:
I bëj thirrje të gjithë punonjësve të policisë së shtetit në momentin që lënë uniformën pas punës të përkushtohen për të marrë sa më shumë vota për PS. Në 4 vitet e ardhshme ta bëjmë policinë që të jetë në mesataren e policive së BE. (D.D/Shuplaka)