Luana Vjollca di gjithmonë se si të tërheq vëmendje. Pasditen e djeshme ajo ka postuar një fotografi ku shihet duke pozuar pranë një makine super luksoze. E veshur me një fustan që i shkon pas linjave të saj trupore, moderatorja ka shkruar: “Një shëtitje me mua?”.
Kjo fotografi ka marrë menjëherë me mijëra pëlqime dhe komente, por ajo që tërhoqi me njëherë vëmendjen ishte komenti i Ermal Mamaqit.
“Po Luana. Desha të shkoja deri te treni të lutem.” Epo pavarësisht se përpara pak muajsh, në kohën kur transmetohej ‘Shiko kush luan”, ishin “rivalë” mesa duket Ermalit i mungon Luana dhe prandaj e do një shëtitje me të me makinë.
(E.K/FAXWEB)