Prej shumë kohësh është përfolur se moderatorja e njohur Luana Vjollca është në një lidhje me biznesmenin kosovar Krenar Çoçaj.
Madje shumë herë dyshja është kapur mat, por megjithatë kurrë nuk ka pasur një reagim apo konfirmim publik nga vetë ata.
Ndërkohë, vetëm një javë më parë u tha se çifti i kishte dhënë fund marrëdhënies, marrë shkas nga fakti se nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në Instagram.
Mirëpo së fundmi, burime për “GSh” kanë pohuar se ata vijojnë të jenë bashkë dhe madje më të dashuruar se kurrë.
Është deklaruar po ashtu se pak ditë më parë Luana udhëtoi drejt Kosovës, ku thuhet se e ka pritur Krenari.
“Çifti po përgatitet për një udhëtim në Zvicër, ku Luana do të japë një koncert për pavarësinë e Kosovës, ku do të shijojnë edhe disa ditë pushimi bashkë”, është shprehur burimi në fjalë.