Moderatorja e njohur Luana Vjollca në një intervistë për revistën e huaj “ONN” ka folur për karrierën, por edhe për jetën private dhe ndarjen nga jeta të babait të saj.
E pyetur sesi nisi karriera e saj dhe si u bë kaq e famshme sa është sot, Luana është shprehur se i është dashur që të punojë që e vogël.
Moderatorja dhe këngëtarja tregon se e ka humbur babain kur ishte 11 muajshe dhe në moshën 14 vjeçare ka nisur punë si imazh i një kompanie mode.
“Unë e humba babain kur isha 11 muajshe dhe mamaja na rriti e vetme mua dhe 3 motrat. Fillova punë kur isha 14 vjeç si imazh i një kompanie mode. Isha shumë krenare që mund të siguroja diçka për familjen që në moshë të vogël”, është shprehur Luana.
(M.Q/Faxweb)