Moderatorja simpatike e ekranit shqiptar Luana Vjollca, e komentuar shpesh për veshjen e saj, pamjen, linjat dhe udhëtimet, sot ka treguar një tjetër anë të sajën.
Në profilin e saj në instagram, Luana ka publikuar një video ku shihet në një vizitë në shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli”.
Me duart mbushur plot me dhurata, Luana shihet e rrethuar nga fëmijët të cilët nxitojnë ta përqafojnë. Të vegjlit duken mjaft të lumtur për takimin nga afër me moderatoren, të cilën deri më tani e kanë parë vetëm nga ekrani i televizorit. (D.D/Shuplaka)