Një ngjarje e rëndë ësht shënuar në Zimbabve, të Afrikës së Jugut, ku një vogëlushë 10-vjeçare u sulmua nga luani në oborrin e shtëpisë.
Ka qenë xhaxhai i vajzës së vogël që pa se luani po tërhiqte zvarrë 10-vjeçaren. Kafsha e tërhoqi 300 metra nga shtëpia trupin e fëmijës.
Ndërkohë që xhaxhai i saj vuri re se çfarë po ndodhte, me ndihmën e një banori mundi të merrte trupin e vajzës, por fatkeqësisht vogëlushja kishte humbur jetën.
(S.SH/Shuplaka)