“Etika profesionale e një studiuesi serioz, që kërkon të vërtetën, është ballafaqimi i të gjithë dokumenteve dhe argumenteve rreth një çështje. Ky libër në një akpekt ka një selektivitet të skajshëm, në funksionim të manipulimit publik me të vërtetën që do të imponojë: Se raporti i vërtetë me dikaturën ka qenë ai i një kundërshtari që e ndiqte sigurimi”. Kështu shprehet analisti Fatos Lubonja në një prej shkrimeve për një të përditshme në lidhje me librin e Dashmor Kaloçit , “Kadare në dokumentet e pallatit të ëndrrave”.
“Nëse do të kishim të bënim më një libër ku të kërkohej përmes dokumtave e gjithë e vërteta për Raportet e Sigurimit me Kadarenë, autorët duhet ta merrnin dhe t’a fusinin në këtë libër edhe deklarimin në gjyq të ish-zv ministrit të Brendshëm , Zyluftar Ramizin, se Kadare ka qenë i rekrutuar nga sigurmi dhe ka pasur pseudonimin “Gjenerali”, gjë që e ka shkruar edhe shkrimëtari Kasem Trebeshina.
Më tej Lubonja shprehet se autorët duhet të ma kthjellonin ca më mirë për këtë libër në lidhje me se cili ka qenë raporti i Kadaresë me Sigurimin në rastin e Dhora Lekës .
“Nesë sigurmi e ka shtyrë Dhora Lekën për t’i dëgruar letrat provokuese kur ishte në Berat mbetet pa përgjigje pyetja: Pse pas denoncimit të këtyre letrave nga Kadare, ajo u lincua publikisht dhe u dërgua në burg? Me kë paska qenë ky sigurmi se s’po merret më vesh me ata që i shërbenin apo me ata që i përndiqte?”, shkruan Lubonja.
Për këto deklarata të shkrimit të Lubonjës është përgjigjur edhe Kadare. Në një intervistë për Mentor Nazarkon në Konica.al, shkrimtari i madh Ismail Kadare i kundërpërgjigjet akuzave të analistit Fatos Lubonja, mbi dokumentet të cilat shkrimtari përmend te libri i Dashnor Kaloçit, në “Kadare në dokumentet e Pallatit të Ëndrrave”, ku tregon se përndiqej dhe mbikëqyrej nga Sigurimi i Enver Hoxhës.
Kadare shprehet se nuk i merr seriozisht akuzat e Lubonjës, dhe e quan shkrimin e tij si një përçartje.
“Përgjigjja ime është që unë nuk e marr fare seriozisht këtë Lubonjën që po thoni ju… Po, sepse shkrimi i tij ishte një lloj përçartjeje dhe asgjë tjetër. Ju përmendët një Zylyftar Ramizi. Zylyftar Ramizi ka qenë shef i Sigurimit shqiptar dhe zëvendësministër i Brendshëm. Ditën që u dënua me vdekje, në zemërim e sipër, ose në panik e sipër, tha “do t’ju them edhe unë disa gjëra që do t’ju prishet gjaku”, dhe foli kundër meje. Tani, të përmendësh këtë argument kundër meje, është turpi më i madh.”, thotë shkrimtari.
Më tutje ai përmend edhe arsyet se pse është turp nga ana e Lubonjës, përmendja e këtyre argumenteve.
“E para, sepse në një letër që i kam shkruar Ramiz Alisë, të vetmin që propozova për të hequr urgjent nga posti ka qenë Zylyftar Ramizi, kur ky ishte ende në post, dhe ky letrën sigurisht e mori vesh nga të parët, dhe e ka treguar. Nuk ka se si të dalë një njeri dhe të marrë sharjet e Ramizit kundër meje, dhe ta botojë këtë shpifje pa pikë ndërgjegje.
Unë po flas me një fjalor të ashpër, e di, që nuk i shkon një bisede letrare, por unë jam që në Shqipëri nuk duhet kurrsesi që, nën maskën e mendimit të lirë, të justifikohen shpifjet. Shpifja vjen pas vrasjes, ose është njëlloj si një vrasje. Të shpifësh kundër një shkrimtari të njohur (sepse kjo është shpifje e pastër, ai tha “Kadareja ka qenë agjent i Sigurimit”) është diçka, por si e boton ti sot në gazetë këtë gjë? Së paku duhet vënë në kllapa “sipas kokës së tij, mendjes së tij”, aq më tepër pas një libri që ka njëqind e një dokumente ku vërtetohet e kundërta, apo jo? Si e gjete ti që në këto dokumente nuk ka të vërteta?
Ato janë dokumente me emra, me data, me shifra, me faksimile, me çdo gjë që ka një dokument, dhe vetëm në një shtyp të degjeneruar mund të dalë dikush në këtë mënyrë për të thënë që këto dokumente janë false, dhe mos t’i përgjigjet askush. Unë kam deklaruar në intervista, në shtypin shqiptar apo dhe në atë botëror, kudo, me përgjegjësi personale, që të shkojnë të kërkojnë në mijëra arkiva, dhe nuk do të gjejnë një radhë timen kundër një shkrimtari tjetër. Ç’do më tepër, atëherë?
Këtë deklaratë e kam bërë 5-6 vite më parë, sigurisht që janë turrur të kërkojnë, por nuk kanë gjetur dot, dhe tani na del ky shpifës ordiner, fare i neveritshëm, dhe thotë “po, ato dokumente janë të falsifikuara”. Kemi një kaos total, dhe Shqipëria po e vuan së tepërmi këtë kaos, sepse kaosi nuk të lejon të shpjegosh asgjë, çdo gjë e nxin, çdo gjë e çorienton.”, janë fjalët e Kadaresë. (J.V/Shuplaka)