Analisti Fatos Lubonja, ka folur ditën e sotme në rubrikën “Opinion” në News24, në lidhje për situatën pas zgjedhore. Lubonja është pyetur për Presidentin e ri, nëse ai do jetë mbi palët.
Analisti u shpreh se kjo është e pamundur, pasi nuk ka ndodhur asnjëherë në Shqipëri. Por ai tha se e vetmja shpresë që ka është se Meta do të arrijë të frenojë disi kryeministrin Edi Rama që ka gjithçka në dorë.
“Në Shqipëri nuk ka pasur asnjëherë president mbi palët, por nën palët. Presidentët duket se kanë bërë marrëveshje të jenë nën një palë ose tre palët, pa fuqi. Meta ka ambicie të tjera, ka edhe inate. Mbi palët e ka shumë të vështirë të jetë. Ndoshta një president që do të frenojë sado pak autoritarizmin e Ramës që ka më shumë fushë veprimi sepse s’ka ndonjë frikë. Në këtë aspekt ndoshta mund të luajë ndonjë rol pozitiv”, u shpreh Lubonja. (S.SH/Shuplaka)