10:24 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Lubonja: Nga teatër në bingo, ja si nisi seriali i PPP-ve të Ramës kur ishte ministër Kulture

16:17 | 24/02/2018
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Gjitha
0
Lubonja: Do ia ndjeni krismën Vettingut! Kamikazja Arta Marku po mbyll vrimat e rrjetës Rama-Lu

Në shkrimin e djeshëm në gazetën Panorama, analisti Fatos Lubonja, tregon se përpjeka për të ndërtuar Teatrin e ri Kombëtar sipas skemës së PPP-ve, i ka fillesat mbi 20 vite më parë “me kioskat që zaptuan Tiranën.”

“Unë, (pushtetari) kam në dorë të të jap ty (privatit) një shesh nga parku publik; ti më jep ca para, si shpërblim, dhe ndërton atje një kafe apo piceri me të cilën nxjerr fitime. Pastaj hamë e pimë atje sëbashku dhe bëjmë edhe pazare të tjera më serioze. Ja, kaq e thjeshtë është.” – shkruan Lubonja.

Më poshtë analisti tregon se me këtë logjikë, u ndërtuan në oborrin e Akademisë së Arteve disa kioska për të ngrënë e për të pirë.

Logjika vijoi, siç shkruan Lubonja, me godinën e Teatrit Kombëtar, ku u propozua që aty ku sot ndodhet salla e Teatrit Eksperimental të bëhej një bingo me qera.

“Ja çfarë koncepti për shtetin dhe respekti për artin kanë pasur ata që udhëhoqën të ashtuquajturin revolucion demokratik. Një mjerim i vërtetë, jo ekonomik, por shpirtëror e kulturor. Nëse Krishti i hoqi tregëtarët nga tempulli, këta i futën. Ishim vërtet të varfër, por jo aq sa të fusnim në tempullin e artit, ekonominë e bixhozit? Edhe kinematë filluan të shndërroheshin, po me këtë praktikë, në qendra bixhozi.” – shkruan Lubonja.

“Po çfarë ndodhi me kontratën e Teatrit me Bingo Yllin?…Qeveria Nano bëri asokohe disa ndryshime në ligj përsa i përket dhënies me qira të hapësirave publike për privatët. Sipas një VKM-je, drejtorët e institucioneve mund të jepnin me qira vetëm një hapësirë që nuk i kalonte 200 metrat katrorë. Nëse sipërfaqja ishte midis 200 dhe 500 metra katrorë, atëhere kjo e drejtë firme i kalonte ministrisë së linjës, që në këtë rast ishte ajo e kulturës. Kurse, nëse sipërfaqja i kalonte 500 metrat katrorë, atëhere kompentenca i kalonte ministrisë së ekonomisë.

Kështu, sipas ligjit të ri, duhej të lidhej një kontratë e re midis Bingo Yllit dhe Yllit të Ministrisë së Ekonomisë të asaj kohe me mbiemrin Bufi, sepse, siç e tregon edhe një faqe e kontratës së mëparshme…sipërfaqja që kishte marrë Ylli i bingos ishte 575 metra katrorë. Por, siç e tregon faqja e kontratës  që u lidh, nuk ndodhi kështu sepse sipërfaqja na qenka reduktuar (dmth. falsifikuar), në fiks 500 metra katrorë; kështu që të drejtën e firmës na e ka marrë nga dora vetë Ministri i atëhershëm i Kulturës, shefi i PPP-ve të sotme, Edi Rama.” – vijon më tej Lubonja.

Në vijim Fatos Lubonja thotë se praktika e Edi Ramës ka qenë gjithmonë lënia e institucioneve në gjendje të mjerë në mënyrë që, siç shkruan ai, të kthehej në justifikim për t’i prishur

“E pra, nëse doni të dini se çfarë po përgatitet të ndodhë  me pronën publike që sot quhet Teatër Kombëtar, si spektator dhe kritik i vjetër i këtij filmi të shëmtuar, po jua them: kjo nuk është gjë tjetër veçse thjesht vazhdimi me aktorë të vjetër e të rinjë i puntatave të para me titujt Kioska e Xhatit dhe Bingo Ylli.” – përfundon Lubonja shkrimin e tij për Panorama.

(E.L/Faxweb)

Pas

Martesa nuk është zgjidhja e problemeve, 5 arsyet që do t’ju bindin

Para

Ankthi dhe stresi ‘bëjnë kërdinë’, ja sa pacientë vizitohen në një psikiatër në Tiranë

Para
Ankthi dhe stresi ‘bëjnë kërdinë’, ja sa pacientë vizitohen në një psikiatër në Tiranë

Ankthi dhe stresi ‘bëjnë kërdinë’, ja sa pacientë vizitohen në një psikiatër në Tiranë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sarandë/ I shiti kokainë një të miture, gjykata lë në burg shpërndarësin

Fier/ Katër administratorë farmacie në pranga për tregtim të ilaçeve të kontrabanduara

Aksident me vdekje te mbikalimi i Patokut

Fillimi i fundit apo një stabilitet i ri? Dy vjet nga dhuna ndaj pjesëtarëve të KFOR në Zveçan

Vijon ngërçi politik në Kosovë/ Sot seancë plenare, përpjekja e 23 për konstituimin e Kuvendit

Policia e Londrës arreston pesë persona për përpjekje për të ndërprerë xhirimet e një filmi me protagoniste aktoren izraelite Gal Gadot

BB: Pavarësisht rritjes ekonomike, 20% e popullsisë shqiptare jeton në varfëri më 2025

Aksident në Kurbin/ U përplas nga automjeti, ndërron jetë këmbësori! Shoferi arratiset nga vendngjarja

Shpërthim në burgun e Fushë-Krujës, dyshohet për tritol, policia ngre grup hetimor

Sot seancë plenare, e para pas zgjedhjeve/ PS dhe PD mobilizojnë deputetët për “betejat” e fundit. Bardhi e Peleshi mesazhe grupeve!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.