Analisti Fatos Lubonja duke komentuar arrestimin e disa ish drejtorëve të ARRSH, tha se arrestimet janë politike dhe po burgosen vetëm opozitarë.
Analisit nënvizoi faktin se s’mund të bësh drejtësi me drejtësi të kapur.
Ai shtoi më tej se nga pushtetarët nuk kemi dëgjuar asnjë që të arrestohet. Duke iu referuar rastit të Saimir Tahirit Lubonja ka shtuar se një polici e gjitha ka qenë e ikriminuar.
Lubonja nuk mori përsipër që të thoshte se dy ish-drejtorët janë të pafajshëm, por ama qëllimi për të cilin ata po çohen drejt burgut është politikë.
“…lufta politike shkoi deri aty sa nuk mendohej që të dilje ndonjëherë në televizionin publik të thoje një mendim apo të bëje një protestë te sheshi Skënderbej, gjoja po ndërtohej opozita, por u eleminua opozita.
Unë mendoj që është e njëjta frymë, ky është thelbi i gjësë, pavarësisht jo në ato situata se s’mund të bëhen në këtë ekstremitet, por e kam thënë dhe ngulmoj që kjo është drejtësi e kapur, kapet gjithmonë nga mazhoranca, tani po përdoret, dhe fakti është evident, cfarë po arrestohen?
Po arrestohen vetëm opozitarë, keni dëgjuar ndonjë pushtetarë? Në momentin kur të më thuash, dhe jo një e 2, se mund të bëhet ndonjë kokë turku, po shikoni cfarë u bë me Saimir Tahirin, që ishte shumë e rëndë, një polici e tërë e inkriminuar, e futur në trafik droge, policë që ikin të gjithë, kapen disa sa për të shantazhuar, se dhe kjo teatër është.
Ky është një kërcënim që nesër mund të kapi atë opozitarin që mund të ketë bërë ndonjë korrupsion, por unë mendoj gjithë Shpëria noton në një det informaliteti, paligjshmërie, cdo qytetari mund ti kapësh ndonjë gjë qoftë edhe për ta trembur.
Kjo po ndodh dhe ndaj kësaj duhet të ngrihen sa më parë njerëzit se rreziku po bëhet edhe më i madh”.
Gazetarja: Ata mund të kenë vjedhur vërtet
Lubonja: E thashë edhe me Fatos Nanon, edhe ai mund të kishte vjedhur vërtet, por qëllimi ka rëndësi, e mira thonë romakët s’matet me aktin, por me qëllimin që e bën, pra mund të futësh një hajdut në burg, por nëse e fut se s’të lë ty të vjedhësh qëllimi është i keq, se të merr ty pjesën e tepsisë.
Unë mendoj që është qëllim i keq, i kthehem tezës që s’është kjo rruga që me një drejtësi të kapur të vendosësh drejtësi.
Shenja e parë e një drejtësie që funksionoon është që merret me ata që kanë pushtetin, jo me ata që janë të dobët, por të fortë.
(E.K/FAXWEB)