Vetëm një ditë më parë, kreu i opozitës Lulzim Basha bëri thirrje për t’u ngritur në protesta më 18 shkurt, lajm i cili nuk mbeti pa komentuar nga analisti i njohur Fatos Lubonja.
Sipas Lubonjës, protestat janë mëse normale, por se sa mbështetje do kenë mbetet për t’u parë.
“Protestat janë normale, do shikojmë se sa kanë në të vërtetë një mbështetje popullore, sa ka PD mbështetje në kuptimin që njerëzit besojnë se përmes kësaj do mund të çlirohen nga e keqja që i ka kapur dhe sa mendojnë se kjo është një lojë e njohur, sa do jenë aty militantë, njerëz që shpresojnë se nesër do kthehen në administratë dhe sa do ketë popull që kanë shpresë se PD ka ndërruar qëndrim dhe do sillet ndryshe kur të vijë në pushtet”.
Ndërkohë, analisti komentoi edhe deklaratat e kreut të kuvendit Ilir Meta, se do dilte në opozitë nëse Rama do të bënte 71 vota në parlament.
“Si qytetar i botës, kur shikoj se çfarë po ndodh në botë, sa po ndryshon bota, edhe me fitoren e Trump, të kometnosh këto që gjithë kohën politika jonë, a u bënë 71, u blenë dy, shkuan 73, shumë mjerane. Ne duhet të prisnim që të kishim një klasë politike që jeton edhe me botën, përkundrazi mbahemi aty të kapur te këto lodra votash që shpesh herë janë njerëz të blerë që marrin një lëmoshë, po e quaj shpërblimin, se këmoshë quhet kur ke parasysh anën morale dhe kalojnë këtej ose andej. Ai ka Rama? Rama mund t’i ketë, problemi është nëse s’i ka, nëse Ilir Meta ka fuqi, për çfarë e ka këtë fuqi? Thjesht për të përfituar vetë apo? Duhet të shpëtojmë nga kjo situatë, nga ky abuzivizëm dhe arbitraritet dhe prandaj mund ta përdori votën. Thjesht është një lojë me të cilën janë lodhur, mund t’i ketë varet nga klienti i rradhës që është i gatshëm të shitet apo të blihet”, tha Lubonja. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post