03:38 | 24/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Lubonja sfidë të hapur Kadaresë, i zbulon pseudonimin në diktaturë: A je ti…?

10:39 | 22/09/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Ka patur urrejtje ndaj të atit”, Fatos Lubonja i përgjigjet Ismail Kadaresë: Shpifje e ulët

Prej disa kohësh në distancë është i njohur debati mes shkrimtarit Ismail Kadare dhe analistit Fatos Lubonja. Së fundi Lubonja është shprehur i irrituar me nismën e Henri Çilit për çmimin Kadare, si pjesë e fushatës për glorifikimin e shkrimtarit.

Dje ai ka nxjerrë një fakt të panjohur deri më sot për shkrimtarin. Sipas Lubonjës, Kadare ka shkruar gjatë komunizmit me pseudonimin Gent Arbana.

“Gent Arbana është pseudonimi i Kadaresë, që ka bërë nja 300 faqe kundër shkrimtarëve të modernizmit në Europë. Nuk shkon njeri ta pyesë. A je ti Gent Arbana? E ke parë ti njeri ta pyesë: “A je ti Gent Arbana?” Këtë e dinë shumë veta, por të shpjegohet. Kjo shoqëri këta njerëz në vend të thonë si ishte kjo e ajo, ndërtojnë një mit. Shkojnë deri tek ish të burgosurit për të thënë që ky (Kadare) ishte i rrezikuar nga këta” – tha Lubonja.

Në emisionin “Të Paeskpozuarit”, Lubonja shpjegoi se emrin e Ismail Kadaresë dhe Dritëro Agollit e kishte përmendur në hetuesi për ta lehtësuar të atin dhe jo për ta rënduar pozitën e tij. 

“Për të treguar që edhe përmendja e Kadaresë nuk është për ta fundosur por për ta mbrojtur babain, dua ta shpjegoj. Pse thotë Kadare që duke u përmendur atë, babai dhe Kadareja rëndohej dhe pse nuk thotë që lehtësohej babai. Akuza ndaj babait ishte se ai nuk e pëlqente realizmin socialist që nuk e pëlqente letërsinë tonë.

Në tentativat që bëra për ta mbrojtur babain, se këta kanë thënë që në gjyqin tim unë e kam përmendur dhe ngrenë aty sikur është bërë gjithçka rreth Kadaresë. Kadare nuk është përmendur fare në gjyqin tim. Nëse doja ta rëndoja mund ta thoja që i dinte shkrimet e mia, ose që konsultohej me Todin për shkrimet e veta.

Thelbi, kur më pyetën ca mendimi kishte për letërsinë thashë lexonte Ismail Kadarenë dhe Dritëro Agollin. Kush ishte Kadare? Ishte i preferuari i Enver Hoxhës. Kishte bërë Dimrin e Madh. I shkoi Nexhmija në shtëpi. Ky i shkroi Enverit dhe u bë i paprekshëm. Të thoje që pëlqente Kadarenë atëherë, ishte normale” – u shpreh Lubonja.

(E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: diktatureIsmail Kadarelubonjaperballjasfide
Pas

Shefi i Shtabit: Jemi të rrezikuar nga terrorizmi, duhet të jemi vigjilentë

Para

Bordi i akreditimit dhe britanikët ”nxijnë” Universitetin e Tiranës, si renditen të tjerët dhe kushtet që duhet të plotësojnë

Para
Bordi i akreditimit dhe britanikët ”nxijnë” Universitetin e Tiranës, si renditen të tjerët dhe kushtet që duhet të plotësojnë

Bordi i akreditimit dhe britanikët ''nxijnë" Universitetin e Tiranës, si renditen të tjerët dhe kushtet që duhet të plotësojnë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Takimi Rusi-Ukrainë në Turqi zgjati më pak se 1 orë! Palët ranë dakord për shkëmbim të ri të të burgosurve

Sulmuesi lë Juventusin, zyrtarizohet në Bundesligë

Tmerri i rrëzimit të avionit Air India nuk ka fund, të afërmit e viktimave: Po na japin trupat e gabuar

Arabia Saudite gati të ndihmojë në rimëkëmbjen e Sirisë, ministri i Jashtëm saudit njofton 4 miliardë dollarë investime në vend

Zjarr i madh në Turqi, 11 roje pylli humbin jetën duke luftuar me flakët

Macron dhe bashkëshortja e tij padisin për shpifje komentatoren amerikane Candace Owens

Vendet e Gjirit me një vizë të re të tipit Shengen

Komandanti i ushtrisë ukrainase i kërkon SHBA-ve dhe BE-së të sigurojnë më shumë mbrojtje ajrore dhe të lejojnë sulme thellë në Rusi

Vuajtjet e palestinezëve në Gaza, aktivistja Greta Thunberg proteston në Tiranë, thërret në shqip: Liri për Palestinën! Policia s’u lejoi marshimin drejt kryeministrisë

Franca i kërkon Zelenskyt të anulojë projektligjin kontrovers për korrupsionin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.