Analisti Fatos Lubonja u shpreh sot në rubrikën Opinion se duhet një energji popullore duke iu referuar protestave por që ato të mos jenë të sforcuara.
“Situata është alarmante, duhet protesta, të vijë nga një energji popullore,mos të jetë e sforcuar. Mjetet e protestës duhen të jenë paqësore ,mosbindja civile duhet njohur duhen gjetur mjetet por mbi të gjitha duhen tërheqin njerëz të rinj që me të vërtetë do të bëhen gjenerator të energjisë së re.
Për mendimin tim duhet të ishin bërë të gjitha kompromiset që partitë të shkonin në zgjedhje.Kjo është gjëja më e keqe që bëri Edi Rama. Ka shumë pikpytetje për këtë 18 qershor. Jemi akoma të rrethi i politikës i cili na merr frymën”,-tha Lubonja.
Por sipas Lubonjës duke e parë nga një këndvështrim tjetër ndoshta opozitës i bën mirë që të rrijë jashtë dhe të ristrukturohet.
“Nga njëra anë është mirë të kemi opozitën në zgjedhje, por gjithë këto marrëveshje s’na kanë sjellë ndonjë gjë, sistemi ka vazhduar kalbëzimin. Ndonjëherë mendon se mos duhet ndonjë gjë më e fortë? Pra opozitës i bën mirë ndoshta të rrijë jashtë dhe të ristrukturohet që nesër të sulmojë këtë qeveri të kalbur”,- u shpreh Lubonja.
Lubonja komentoi edhe kritikat e Selamit, Bregur dhe Topallit.
“Zërat kundër janë normale, kur udhëhiqen nga bindjet e tyre dhe jo për hesap të të tretëve se kështu nuk ka kredibilitet.
Se edhe kur u zgjodh presidenti i kaluar u blenë ca deputetë, njihet kjo histori në vendin tonë”,- tha analisti.