20:44 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Lubonja: Sjellja e Ramës si opozitar ndaj “sistemit të tepsisë” është vetëdenoncim, pse ta refuzojnë shqiptarët

14:12 | 23/06/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tirana dhe merimanga e droguar, duhet reaguar ndaj maskarenjve

Nga Fatos Lubonja

E kanë akuzuar se nuk ka program. Në fakt ky është programi elektoral i Ramës. Ky argument elektoral mban era mashtrim që nga shumë larg, por, si të gjitha mashtrimet, e ka një pikë të vërtete ku Rama e ka mbështetur levën për t’ua hedhur edhe një herë shqiptarëve: partitë e vogla vërtet kanë vepruar kështu. Por ama e vërteta e kësaj mënyre të vepruari është shumë më e madhe sesa kaq. Le të jap vetëm ndonjë argument që e nxjerr zhveshur gënjeshtrën e Edi Ramën.

ARGUMENTI HISTORIK

Rama gënjen kur thotë (siç tha te «Të paekspozuarit» se «sistemi i tepsisë» ka funksionuar kështu që prej 25 vjetësh. E vërteta është se në kohën e Berishës së parë ky pati mundë- si të qeverisë vetëm dhe e keqja nuk erdhi nga partitë e vogla, por nga pushteti i madh i së madhes dhe të kryetarit të saj. E njëjta gjë mund të thuhet për qeverisjen e socialistëve 1997–2005. PS-ja në fillim përfshiu në koalicion edhe disa parti të vogla jo nga halli, por për të zgjeruar bazën e qeverisjes në emër të ndërtimit të një shteti. Nëse punët filluan të degradojnë, kjo nuk ndodhi për shkak të partive të vogla, por për shkak të partisë së madhe dhe kryetarit të saj të madh.

E vërteta historike është se sistemi me parti të vogla që luajnë «king maker»-in ka filluar të bëhet problem për kryeministrat pas marrëveshjes PD-LSI të vitit 2009 dhe asaj PS-LSI të vitit 2013. Dhe fakti është se dy lëvizjet e LSI-së janë aprovuar nga shumica e zgjedhësve si formë ndëshkimi ndaj autoritarizmit dhe arrogancës në rritje të të mëdhave, që është bërë më i padurueshëm edhe sesa efekti «tepsi».

ARGUMENTI I QEVERISJES RAMA

Sado që përpiqet t’ua hedhë fajin partive të vogla për keqqeverisjen Rama nuk i reziston dot një argumenti që ia kanë evidentuar më se një herë. Edhe nëse të voglat në praktikat e tyre kanë punuar sipas «sistemit të vijon nga faqja 1 tepsisë», çfarë e ka penguar atë, atje ku e ka pasur gjithçka në dorë të vet dhe të të vetëve, të funksionojë ndryshe, në emër të interesit publik dhe jo të klientelizmit partiak? Sikur ai dhe të vetët të mos bënin korrupsion, klientelizëm, politika partiake dhe abuzime të ndryshme ky do të ishte shembulli më i mirë për t’u konfrontuar gjatë fushatës me të kë- qijtë dhe për të marrë votat e elektoratit të tyre. Por të gjithë e dinë se nuk ka ndodhur kështu, por e kundërta: se Rama dhe të vetët kanë qenë kampionët e keqqeverisjes dhe abuzimit gjatë këtyre katër vjetëve. Sjellja e Ramës si opozitar ndaj «sistemit të tepsisë» po të thellohesh vetëm fare pak, kuptohet se është në fakt një vetëdenoncim.

PSE GËNJEN RAMA

Edhe kësaj here, si në të gjitha komunikimet e tij, Rama po kërkon ta fshehë të vërtetën dhe ta manipulojë publikun me gënjeshtrën e radhës, duke na servirur një shkak të rremë të së keqes dhe një kurë të rreme. E keqja e madhe shqiptare nuk janë partitë e vogla, por kapja e të gjitha partive kryesore dhe, nëpërmjet tyre e shtetit dhe institucioneve të tij, nga 5% që i quajmë rëndom oligarkë dhe bosët e krimit. E keqja e madhe nuk qëndron te ndarja e buxhetit të rrogave dhe të njerëzve të administratës midis militantëve të njërës parti apo tjetrës. As tek abuzimet e këtyre njerëzve. Këto janë vetëm një degës e të keqes së madhe. E keqja e madhe qëndron në masakrimin e parasë publike dhe po ashtu e territorit dhe pasurisë publike, e burimeve tokë- sore dhe nëntokësore, ashtu sikurse edhe turistike të vendit nga 5% që rëndom i quajmë oligarkë dhe njerëz të krimit. E keqja e madhe nuk është ndarja e tepsisë, por shndërrimi i Shqipërisë në tepsi dhe kapja e kësaj tepsie nga partitë nëpërmjet lidhjeve të shkurtra të politikanëve si Rama me këtë 5% duke anashkaluar institucionet ose duke i përdorur këta vetëm si fasadë.

Rama nuk e thotë dot këtë të vërtetë për dy arsye. E para, sepse nëse ka njeri që ka punuar në mënyrë sistematike në shërbim të këtij sistemi, është ai. Së dyti, sepse nuk ka ndërmend ta luftojë, por ta shfrytëzojë këtë sistem edhe më tej. Në fakt fushata e tij elektorale është në shërbim të këtij sistemi, por me ndryshimin se ai po synon të vërë nën kontroll të gjithë tepsinë – me shumë gjasa në bashkëpunim me oligarkët kryesorë të 5%-shit, të cilët deri dje kanë qenë edhe me PD-në, edhe me LSI-në.

Si e tillë kjo është një zgjedhje e rrezikshme që është një hap larg predikimit që kanë bërë diktatorët që e fajësonin demokracinë për mungesë eficense, që i bë- nin thirrje popullit t’ua jepnin të gjithë pushtetet atyre, sepse ata dhe vetëm ata do të bëheshin garant të mbrojtjes së interesave të tyre. Musolini p.sh. e përkufizonte regjimin fashist si aleancë e pushtetit fashist me korporatat.

Në emër të demokracisë, lirisë, të mbrojtjes së të vërtetës dhe ruajtjes së shpresave, si dhe të një shpërndarjeje disi më të drejtë të të ardhurave, shqiptarët duhet ta refuzojnë në kutitë e votimit me vendosmëri këtë projekt./ Gazeta Panorama

Etiketa: edi ramaFatos Lubonjatepsia
Pas

Njerëzit e komunikimit mblidhen bashkë, si ”votojnë” ata 48 orë para zgjedhjeve

Para

Zgjedhjet 2017, bashkitë rrisin të ardhurat dhe shpenzimet me 60%

Para
Zgjedhjet 2017, bashkitë rrisin të ardhurat dhe shpenzimet me 60%

Zgjedhjet 2017, bashkitë rrisin të ardhurat dhe shpenzimet me 60%

Discussion about this post

 



Të Fundit

Makina del nga kontrolli në Shkodër, përplasje me mjet tjetër, dy persona në spital

Thirrja e Ministrisë së Jashtme: Kujdes i shtuar për shqiptarët në vendet e Gjirit Persik

Blendi Gonxhja pret në takim menaxherin e ri të Bankës Botërore për Shqipërinë! Ministri: Diskutuam mbi avancimin e disa projekteve strategjike që do të ndikojnë në rritjen ekonomike

Trump i përgjigjet kërcënimit të zyrtarit rus për furnizimin e Iranit me armë bërthamore: Kjo është arsyeja pse Putin është shefi

Inteligjenca ruse akuzon Serbinë, Vuçiç po eksporton tërthorazi armë në Ukrainë

Altin Nonaj: Sulmi ndaj Iranit nuk ndodhi pa miratimin e SHBA, Izraeli nuk do ta ndërmerrte i vetëm

Sulmi iranian në Doha, Katari: Nuk ka viktima, por mund të reagojmë sipas ligjit ndërkombëtar

Pas sulmeve iraniane, SHBA në vëzhgim të plotë: Baza në Katar mund të jetë shënjestër

Sulm i drejtpërdrejtë ndaj SHBA/ Irani godet bazën amerikane në Katar me raketa

Mbi 24 mijë rroba të falsifikuara bllokohen në Kukës, logot e markave sportive nën hetim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.