Deputeti demokrat Luçiano Boçi ka reaguar ndaj deklaratës së Policisë së Shtetit për protestën e nesërme e paraqitur nga Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë dhe Rendin në Policinë e Shtetit, Altin Qato.
“Po ky Qatua po na kërcënon duke na lexuar nekrologjinë e qeverisë së tij? Po kush ja ka mësuar këtij që policia “dënon deri me burg”. O Zot çfarë shteti kemi? Ku jemi katandisur?!”,- shkrun Boçi.
Ai ka folur më herët në emër të Policisë së Shtetit ndaj protestës së paralajmëruar të opozitës që pritet të zhvillohet ditën e nesërme. Duke e cilësuar si manifestim të paligjshëm, Qato paralajmëroi në konferencën për shtyp së do të merren masa ndaj shkelësve të ligjit, deri edhe në burgim.
POSTIMI i Boçit:
Po ky Qatua po na kërcënon duke na lexuar nekrologjinë e qeverisë së tij?!!!
Po kush ja ka mësuar këtij që policia “dënon deri me burg”.
O Zot çfarë shteti kemi?!!!
Ku jemi katandisur?!
Ky është polic, gjykatës apo punëtor kryeministrie?!
Apo thjesht lexonjës i Ramës?
Me siguri kështu.
Policia nuk duhet të lëshojë as ultimatume e as kërcënime.
Ajo thjesht duhet të bëjë detyrën: të sigurojë mbarëvajtjen e protestës së lajmëruar.
Të bashkohet me qytetarinë e qetësinë e protestuesve, pa i provokuar me skafandra, filmime apo fyerje.
Aty nuk ka objekte qeveritare.
Janë vetëm rrugë të ndërtuara nga qeveria e PD.
Nuk do ketë as goma të djegura, as gurë në rrugë, as hunj mbi policët, as molotov, siç bënin ata që sot urdhërojnë këtë lexonjësin.
Lejen e asaj proteste kemi kohë që e kemi marrë.
Thjesht ju kemi lajmëruar.
Të gjithë të dalim në 10.30 tek rotondo e Bradasheshit, Plugut Milotit, Sheshi Shqiponja, Mbikalimi Shkollës Teknologjike, për të shpëtuar demokracinë, për t’i dhënë drejtësi e fuqi votës së njerëzve!
Mosbindja ka nisur….. (M.D/ Shuplaka)