Luçiano Boçi ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Pushteti”, më moderatoren Juela Meçani në Fax News, ku nuk i ka kursyer aspak kritikat për programin e qeverisë ‘Rama 3’.
Një nga pikat që kritikoi Luçiano Boçi ishte premtimi i Ramës që do të futet në shkolla tenisi, që sipas tij është i panevojshëm kur ka gjëra të tjera më të rëndëishme për të bërë.
“Nuk ka nxënës që nuk shkojnë në shkolla. Arsimi është ai që jep impaktin më të fortë në shoqeri. Arsimi lëngon, sepse është në stanacion njohurie dhe efektiviteti. Arsimi fillor duket se është më efektiv, ruan një farë tradicionaliteti. Diferenca më e madhe fillon në shkollën e mesme. Nuk kemi një lidhje të cikleve. Nëse shtetet e tjera flasin për gjuhët e programimit, ne në program lexojmë që sukses është që do fusim sportin e tenisit. Pjesa më e madhe nuk aksesojnë internetin. Po të bësh sondazh çfarë është tenisi, 80% e nxënësve që jetojnë në qytetet jo të mëdha nuk ja kanë idenë”, tha ai.
I pyetur për rikthimin në parlament, deputeti i Fierit deklaroi se ata me të vërtetë janë rikthyer, ama nuk i njohin zgjedhjet e 25 prillit.
“Pati aksione të ndryshme, disa e pranuan, disa e kundërshtuan. Kemi thënë që do jemi pjesë e parlamentit, por kemi thënë që nuk njohim zgjedhjet e 25 prillit. Ato u grabitën në ditën me diell nga Rama. U shantazhuan ditën për diell. Nuk kishin të bënin me fjalë, por kishte të bënte me forcën politike dhe mënyrën si ajo kërkoi të përsëriste mandatin e dytë”, tha ai.
Boçi ndër të tjera u shpreh se programi i Ramës nuk ka asnjë ndryshim nga programi që kishte në mandatin e dytë.
“42 faqe lexohen shumë shpejt. Ai program ishte përsëritje e mandateve të mëparshme. Ata që kishin përvojë e dinin shumë mirë çfarë gjelle kishte aty. Gjatë fushatës Rama doli dhe tha që nuk kam program, ndërsa në foltore iu drejtua të vetëve që të gjtiha pikat e premtimeve të fushatës tona gjatë fushatës janë në program . Pyetja ime për deputetët socialsitë ishte a dinin gjë për programin. Paradoksi më i madh është përmbajtja e programit, duke shmangur gjërat konkrete. Premtimi ishte që rindërtimi do të bëhej brenda dy viteve që kur ra tërmeti , prandaj bie ky prioritet“, theksoi ai.
(E.H/Faxweb.al)