Banka Qendrore Gjermane ka brë të mundur rikthimin në vend të 674 tonë rezerva ari të mbajtura në Paris dhe Neë York.
Që nga Lufta e Ftohtë. Rreth 53 780 pllaka ari, secila prej tyre me peshë rreth 12.5 kilogramë dhe vlerë rreth 440 000 euro janë rikthyer në Gjermani përgjatë katër viteve të fundit.
“RT” raporton se 100 tonët e fundit të arit janë zhvendosur nga Parisi më herët këtë vit, çka do të thotë se BundesBank tashmë nuk ka më rezerva në flori në Francë.
Ndërkohë tashmë, mbi 50 për qind e rezervave në ar të Gjermanisë janë në Frankfurt, ndërsa pjesa tjetër ruhet ende në Londër dhe Neë York, nga ku mund të shkëmbehen me dollarë apo paund në rast të ndonjë emergjence.
(S.SH/Shuplaka)