Ditën e djeshme Presidentit Joe Biden firmosi një urdhër ekzekutiv për bllokimin e pasurive dhe pezullimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara të personave që kontribuojnë në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë.
Në këtë urdhër ekzekutiv përshihen edhe persona të faktuar në korrupsion dhe që minojnë institucionet demokratike.
Në lidhje me këtë vendim të presidentit Joe Biden, ka reaguar edhe ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, e cila thekson se korrupsioni dëmton drejtpërdrejt politikën e jashtme, sigurinë kombëtare dhe shëndetin ekonomik të SH.B.A.-së dhe të aleatëve. Kjo sipas Kim është dhe arsyeja e ndërmarrjes së një urdhëri të tillë.
“Korrupsioni kudo dëmton drejtpërdrejt politikën e jashtme, sigurinë kombëtare dhe shëndetin ekonomik të SH.B.A.-së dhe partnerëve dhe aleatëve tanë. Kjo është arsyeja pse ne jemi të përkushtuar të promovojmë llogaridhënie dhe të luftojmë pandëshkueshmërinë për ata që janë përfshirë në korrupsion të rëndësishëm…”, shkruan Kim në Twitter.