Kina ka vendosur tarifa deri në në 25% ndaj 128 importeve të produkteve amerikane, duke përfshirë mishin e derrit dhe verën. Ky vendim i Kinës ka ardhur si kundërpergjigje ndaj vendimit të presidentit Donald Trump, për të tarifuar importet e çelikut dhe aluminit të huaj.
Tarifat që prekin importe me vlerë rreth 3 miliardë dollarë, do të hyjnë në fuqi të hënën. Pekini bëri të ditur se masa ishte për të “mbrojtur interesat e Kinës dhe për të balancuar” humbjet e shkaktuara nga tarifat e reja amerikane. Mes produkteve të tjera që do të tarifohen janë arrat, frutat e thata e të freskëta etj.
Megjithatë kreu i Shtëpisë së Barshë, këmbngul që “luftërat tregtare janë të mira” dhe se duhet të jetë “e lehtë” për SHBA-të që të fitojnë.
Autoritetet amerikane kanë njoftuar tashmë planet për tarifimin e importeve të tjera kineze me vlerë prej dhjetëra miliardë dollarësh dhe gjithashtu për kufizimin e investimeve të vendit në SHBA. Ata e cilësojnë këtë si një kundërpërgjigje ndaj tarifave të padrejta tregtare në Kinë dhe vjedhjes së pronës intelektuale.
(M.Q/Faxweb)