Udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei tha të hënën se duhet të jepen dënime me vdekje për liderët izraelitë, jo urdhër-arreste.
Deklaratat e tij erdhën pasi Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë lëshoi urdhra arresti të enjten për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ish-ministrin e mbrojtjes Yoav Gallad dhe një udhëheqës të Hamasit, Ibrahim Al-Masri.
“Bombardimi i shtëpive të njerëzve nuk është fitore,” tha ai për izraelitët.
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Josep Borrell bën thirrje për presion ndaj Izraelit dhe Hezbollahut për të arritur një marrëveshje armëpushimi mes një shkëmbimi të sulmeve ndërkufitare midis dy palëve.
“Ne duhet të bëjmë presion mbi qeverinë izraelite dhe të mbajmë presionin ndaj Hezbollahut për të pranuar propozimin e SHBA-së për një armëpushim. Në shtator, erdha dhe akoma shpresoja se mund të parandalonim një luftë të plotë të Izraelit që sulmonte Libanin. Dy muaj më vonë, Libani është në prag të kolapsit”, tha Borrell në një konferencë për media në Bejrut pas bisedimeve të tij me kryetarin e parlamentit libanez.
SHBA, aleati kryesor i Izraelit, po ndërmjetëson midis Izraelit dhe Libanit për të arritur një marrëveshje armëpushimi për t’i dhënë fund sulmeve mbi 1-vjeçare midis Hezbollahut dhe Izraelit. Borrell tha se BE-ja është gati të sigurojë 200 milionë euro për të forcuar ushtrinë libaneze.