Ushtria izraelite është duke kërkuar për luftëtarët e Hamasit në dy zona në veri të Gazës dhe aktualisht është duke rrethuar Jabaliya, tha Daniel Hagari.
Ushtria izraelite arriti në zemër të qytetit të Gazës “shumë më herët sesa priste Hamasi” dhe forcat po vazhdojnë të përparojnë sipas planit, tha një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF).
“Ne kryem një lëvizje agresive që goditi zemrën e qytetit të Gazës, përmes rrethimit. Kjo na bëri që të arrijmë në zemër të qytetit shpejt, shumë më herët nga sa priste Hamasi”, tha zëdhënësi Daniel Hagari në konferencën e tij të përditshme.
“Trupat vazhdojnë të lëvizin sipas planit, kjo kërkon kohë,” tha ai, duke shtuar se “lufta (funksionon) gradualisht”.
Ushtria izraelite është duke kërkuar për luftëtarët e Hamasit në Zeitoun dhe Jabaliya në Gazën veriore dhe “aktualisht po rrethon Jabaliya dhe po fillon të thyejë radhët e Hamasit edhe atje,” tha Haggari.
Zëdhënësi i IDF shtoi se ditët e fundit, forcat izraelite kanë zhvilluar beteja ballë për ballë kundër Batalionit Zaytun – një nga batalionet qendrore të Hamasit që vepron në Zeytun në Rripin verior të Gazës.
Discussion about this post