08:38 | 04/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi shqiperi

Lufta në Lindjen e Mesme, Trump: SHBA-ja do ta bënte Gazën “zonë të lirisë”

20:41 | 15/05/2025
në shqiperi
0
Lufta në Lindjen e Mesme, Trump: SHBA-ja do ta bënte Gazën “zonë të lirisë”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka përsëritur të enjten dëshirën e tij për ta marrë nën kontroll Rripin e Gazës, duke thënë në një tryezë në Katar se SHBA-ja do ta “bënte atë një zonë të lirisë”. Ai shtoi se nuk ka mbetur më asgjë për të shpëtuar në tokën palestineze.

Trump e përmendi për herë të parë idenë për Gazën në shkurt, kur tha se SHBA-ja do ta rindërtonte atë dhe do t’i detyronte palestinezët të shkonin gjëkundi. Plani i tij u dënua gjerësisht, dhe palestinezët, vendet arabe dhe Kombet e Bashkuara thanë se një gjë e tillë do të përbënte spastrimit etnik. Shumica e popullsisë së Gazës prej 2.3 milionë banorësh është e zhvendosur brenda vendit, si pasojë e luftës së Izraelit, e cila i ka vrarë gati 53.000 palestinezë dhe ka shkatërruar pjesën më të madhe të enklavës.

Lufta në Gazë filloi kur militantë të udhëhequr nga Hamasi sulmuan Izraelin jugor, duke vrarë 1.200 njerëz dhe duke marrë rreth 250 pengje.

Hamasi është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Duke folur para një grupi zyrtarësh dhe biznesmenësh në Katar, Trump tha: “Kam koncepte për Gazën që mendoj se janë shumë të mira: ta bëjmë një zonë të lirisë, duhet t’i lejoni Shtetet e Bashkuara të përfshihen”. Trump tha se kishte parë “pamje ajrore ku, dua të them, nuk ka pothuajse asnjë ndërtesë në këmbë. Nuk është se mund të tentosh të shpëtosh diçka. Nuk ka ndërtesa. Njerëzit po jetojnë nën rrënojat e ndërtesave të shembura, gjë që është e papranueshme”.

“Dua që ajo (Gaza) të bëhet një zonë lirie. Dhe, nëse është e nevojshme, mendoj se do të isha krenar që Shtetet e Bashkuara ta kenë atë, ta marrin atë, dhe ta bëjnë zonë lirie”, shtoi ai.

Trump ka thënë më parë se dëshiron ta shndërrojë Gazën në “Rivierën e Lindjes së Mesme”. Palestinezët e kundërshtojnë fuqishëm çdo plan që nënkupton largimin e tyre nga Gaza, duke e krahasuar këtë ide me “Nakba”-n e vitit 1948, apo “katastrofën”, kur qindra mijëra u dëbuan nga shtëpitë e tyre gjatë luftës që çoi në krijimin e Izraelit. Shumë prej tyre thonë se më parë do të parapëlqenin të jetonin në rrënojat e shtëpive të tyre.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka përshkruar idenë e Trump si “vizion të guximshëm” dhe ka thënë se ai dhe presidenti amerikan kanë diskutuar se cilat vende mund të jenë të gatshme të pranojnë palestinezë që largohen nga Gaza./REL

Pas

Korçë/ Operacion antidrogë, 2 të arrestuar dhe disa të shoqëruar! Sekuestrohet dhe një sasi kokaine

Para

Sulmet ajrore izraelite vrasin të paktën 114 palestinezë në Rripin e Gazës

Para
Sulmet ajrore izraelite vrasin të paktën 114 palestinezë në Rripin e Gazës

Sulmet ajrore izraelite vrasin të paktën 114 palestinezë në Rripin e Gazës

 



Të Fundit

Interpol Tirana/Ekstradohen nga Greqia dhe Franca dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar

Marrëveshje tregtare për SHBA-në: Trump zbulon kushtet e reja të tarifave

Sulm me dron në Kiev, plagosen të paktën 14 persona

249-vjetori i Pavarësisë së SHBA/ 4 korriku dhe kuptimi i festës kombëtare amerikane

Zjarr në një nënstacion elektrik të Moskës, mbi 50 mijë njerëz pa energji elektrike

Situata në Ukrainë, Trump shpreh pakënaqësi pas bisedës telefonike me Putin

Kroacia u rekomandon shtetasve të saj të mos udhëtojnë në Serbi

Rusia bëhet vendi i parë që njeh zyrtarisht regjimin e Talebanëve në Afganistan

Përmbyset autobusi i Flixbus në autostradën gjermane

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.