Ne duhet të “rrisim presionin ndaj Hamasit për të arritur një armëpushim në Gaza”.
Kështu tha presidenti amerikan Joe Biden në samitin e G20 në Rio de Zhaneiro.
“Ne do të vazhdojmë të shtyjmë për të përshpejtuar një marrëveshje armëpushimi që garanton sigurinë e Izraelit, sjell pengjet në shtëpi dhe i jep fund vuajtjeve të popullit dhe fëmijëve palestinezë. Unë kërkoj nga të gjithë këtu që të rrisin presionin ndaj Hamasit, i cili aktualisht e refuzon këtë marrëveshje”,- tha Biden.
Gjithashtu, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se sulmi i Hamas më 7 tetor 2023 ndaj Izraelit është “masakra më e rëndë të hebrenjve që nga Holokausti” dhe se shteti hebre ka të drejtë të mbrohet.
“Por mënyra se si mbrohet është shumë e rëndësishme”,- theksoi Biden.