Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të udhëtojë në Egjipt gjatë kësaj jave për të diskutuar, ndër të tjera, përpjekjet për të arritur një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit. Lajmin e ka bërë të ditur Departamenti i Shtetit.
Blinken do të bashkëkryesojë seancën hapëse të Dialogut Strategjik midis Uashingtonit dhe Kajros, i cili luan rolin e ndërmjetësit në negociatat e armëpushimit, së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe Katarin.
Megjithatë, ndryshe nga herët e tjera udhëtimi i dhjetë i Blinken në Lindjen e Mesme që nga 7 tetori 2023, nuk përfshin një ndalesë në Izrael për bisedime me udhëheqësit e tij.
Ndërkohë si pasojë e një sulmi izraelit (16 shtator) të paktën 16 persona humbën jetën, mes tyre dhe katër fëmijë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, ka arritur në mbi 41,000 dhe sipas të dhënave të saj mbi gjysma e të vrarëve janë gra dhe fëmijë.
Lufta Hamas-Izrael filloi më 7 tetor të 2023, pas një sulmi nga militantët e Hamasit në Izraelin jugor, në të cilin u vranë 1,200 njerëz, kryesisht civilë dhe u rrëmbyen 250 të tjerë