Profesori Michael Clarke, analizat rreth sigurisë të të cilit përmes Sky News kanë qenë të pranishme që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë, ka ofruar një pamje të zymtë mbi luftën e Ukrainës në Mariupol.
Sipas Sky News, Clarke tha se trupat ruse kishin marrë Izyum dhe tani po përpiqeshin të zbrisnin në Mariupol me synimin për t’u bashkuar në një “forcë të madhe” në jug.
“Do të duhet pak kohë për ta bërë, por nëse ata mund të mposhtin ukrainasit në Mariupol, ata mund të lirojnë ndoshta gjysmën e forcave të tyre atje, të paktën 6,000 ose ndoshta 8,000 trupa, për të filluar të shtyjnë drejt veriut në këtë ofensivë të madhe”.
I pyetur nëse Mariupol ka gjasa të bjerë në duart e rusëve, Clarke tha: “Po, po, shumica e njerëzve mendojnë se tani ka disa orë, jo ditë”.
Madje, siç ka shtuar ai, “do të habitesha nëse Mariupol nuk do të ishte në duart e Rusisë në këtë kohë nesër”.
Qyteti me gjysmë milioni banorë është shkatërruar, tha Clarke – “nuk ka mbetur asgjë prej tij si qytet”.
Siç vlerëson Sky News, është forca dhe guximi i rezistencës ukrainase gjatë gjashtë javëve të fundit ato që kanë mbajtur qytetin – edhe pse ekspertët thonë se Vladimir Putin mund të ketë pritur që qyteti të bjerë në ditët e para