Në Moskë u mbajt samiti ruso-koreano-verior. Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov dhe homologu i tij koreano-verior Choe Son Hui rifilluan marrëveshjen mes dy vendeve, megjithëse nuk konfirmuan vendosjen e trupave koreane në frontin ukrainas. Choe deklaroi se “Koreja e Veriut do të qëndrojë pranë Rusisë derisa të mposhtin Ukrainën”.
“E përsëris sërish, ne do të qëndrojmë gjithmonë me vendosmëri pranë miqve tanë rusë deri në ditën e fitores,” tha Choe Son Hui, ministri i Jashtëm i Phenianit.
Më tej ai shtoi se nën udhëheqjen e presidentit rus Vladimir Putin do të arrijnë fitoren e dëshiruar.
“Nuk kemi dyshim se nën udhëheqjen e Presidentit të respektuar Putin, ushtria dhe populli rus do të arrijnë fitore të madhe në luftën e tyre për të mbrojtur të drejtat sovrane dhe për të mbrojtur sigurinë e shtetit të tyre”, theksoi ai.