Mercenarët rusë të Wanger pretendojnë se kanë marrë kontrollin e plotë mbi qytetin lindor të Ukrainas, ku forcat ruse dhe ukrainase janë përballur në një luftë intensive me ditë të tëra.
“Njësitë Wagner kanë marrë kontrollin e të gjithë territorit të Soledar,” tha Yevgeny Prigozhin, themeluesi i grupit.
Njoftimi vjen disa ditë pasi dy vullnetarë britanikë janë zhdukur teksa u nisën drejt qytetit për të evakuuar civilët.
Soledar ndodhet rreth 15 km larg Bakhmutit , qyteti i minierave të kripës në rajonin e Donetsk që është rrafshuar pothuajse me tokë në muaj luftimesh.
Në rast se kapja e Soledar konfirmohet kjo do të ishte suksesi i parë i Moskës në fushën e betejës, shkruan The Times.