23:14 | 20/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Lufta në Ukrainë, Trump bisedë ne telefon per dy orë me presidentin Putin

17:41 | 18/03/2025
në Aktualitet, Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kur do të zhvillohet takimi Putin-Trump?Kremlini: Duhet të jeni të durueshëm

Presidenti Donald Trump ka zhvilluar nje bisede telefonike  me presidentin rus Vladimir Putin këtë mëngjes, ndërsa Shtetet e Bashkuara përpiqen të ndërmjetësojnë një zgjidhje diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Shtëpia e Bardhë tha se telefonata zgjati mbi dy orë. 

Mediat amerikane, NBC dhe CBS, duke u thirrur në burime, raportuan se biseda telefonike e 18 marsit ka përfunduar, ndërkaq agjencia shtetërore e lajmeve në Rusi, TASS, citoi zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili konfirmoi se dy udhëheqësit përfunduan diskutimin e tyre.

Ende nuk ka detaje lidhur me përmbajtjen apo rezultatin e bisedës, por Peskov u tha gazetarëve në Moskë më herët gjatë ditës se në bisedë do të trajtoheshin “një numër i madh çështjesh” që kanë të bëjnë me raportet SHBA-Rusi, por edhe për luftën në Ukrainë.

“Ne duam të shohim nëse mund t’i japim fund luftës. Ndoshta mundemi, ndoshta nuk mundemi, por mendoj se kemi një mundësi të mirë”, tha Trump më 16 mars, kur njoftoi se do të bisedonte me Putinin.

Kur u pyet lidhur me koncesionet e mundshme që mund të kërkohet për t’u arritur një armëpushim, Trump tha se “ne do të flasim për territorin. Do të flasim për centralet elektrike”.

“Mendoj se për shumë gjëra veçse kemi diskutuar me të dyja palët, Ukrainën dhe Rusinë”, shtoi ai.

Trump e ka bërë prioritet kryesor në nisje të mandatit të tij të dytë presidencial arritjen e një armëpushimi në luftën trevjeçare në Ukrainë.

Pas bisedimeve në Arabinë Saudite, zyrtarët ukrainas dhe amerikanë njoftuan më 11 mars se Kievi ishte pajtuar për një propozim lidhur me një armëpushim 30-ditor.

Moska deri më tani ka reaguar ftohtë lidhur me këtë ide, teksa Putini ka sugjeruar për kushte shtesë, përfshirë ngrirjen e dërgesave të armëve amerikane për Kievin.

Ndërkaq, një zyrtar i lartë rus th se Moska do të insistojë që Ukrainës të mos i lejohet të anëtarësohet në NATO dhe të mbetet “neutrale” në çdo marrëveshje të mundshme të paqes, kushte që Kievi për një kohë të gjatë i ka refuzuar.

Pas

KQZ miraton fletën e votimit. Ka përmasa gjigande. Ja sa kandidat ka në Tiranë

Para

“Pension 400 euro dhe rroga minimale 1 mijë euro”- Rama ironizon opozitën dhe kujton historinë me Fatos Nanon: Habitem pse nuk premtojnë më shumë

Para
“Pension 400 euro dhe rroga minimale 1 mijë euro”- Rama ironizon opozitën dhe kujton historinë me Fatos Nanon: Habitem pse nuk premtojnë më shumë

“Pension 400 euro dhe rroga minimale 1 mijë euro”- Rama ironizon opozitën dhe kujton historinë me Fatos Nanon: Habitem pse nuk premtojnë më shumë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sasi rekord kokaine në kufirin bullgar/ 206 kg drogë në furgon me targa belge, përfshihet edhe një diplomat

Tërmet i fuqishëm 7.4 ballë pranë brigjeve të Kamçatkës në Lindjen e Largët ruse! Lëshohet alarmi për cunami

Përmbytet anija turistike në Vietnam, 38 viktima mes tyre edhe fëmijë

Greqi/ Shkatërrohet rrjeti i drogës në Mikonos, polici grek bashkëpunonte shqiptarë. Në llogarinë e tij zbulohen 5 milionë Euro

Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Atletika njolloset përsëri, rekordmenia botërore e maratonës pezullohet për doping

Polici grek bashkëpunonte me shqiptarë për drogën në Mykonos, atij dhe partneres shqiptare u zbulohen 5 mln euro

“Ulni armët dhe dialogoni”/ Papa Leoni XIV thirrje për paqe: Bota nuk mund ta tolerojë më luftën

Presidenti i Këshillit Ekonomik Evropian: Shqipëria po bën hapa gjigand me reformën e gjyqësorit

Gara për Asllanin, Torino “bezdis” Fiorentinën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.