22:20 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Lufta në Ukrainë vazhdon të shkaktojë paqëndrueshmëri në sektorin e bujqësisë në mbarë botën

21:16 | 25/11/2023
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Lufta në Ukrainë vazhdon të shkaktojë paqëndrueshmëri në sektorin e bujqësisë në mbarë botën

Fermerët në Shtetet e Bashkuara po ndjekin me vëmendje zhvillimet në Ukrainë për të kuptuar se si lufta atje po ndikon operacionet e tyre dhe fermerët e tjerë në botë. Korrespondoenti i Zërit të Amerikës Kane Farabaugh bisedoi me një fermer në shtetin e Ilinoit dhe analistë mbi ndikimin e luftës në Ukrainë në sektorin e bujqësisë në Amerikë dhe në mbarë botën.

Adam Brown është pronar i një ferme në periferi të qytetit Dekatur në Ilinoi, rreth 8700 kilometra nga vijat e para të frontit të luftës në Ukrainë.

Megjithëse Ukraina ndodhet shumë larg qytetit të tij, fermeri Adam Brown i ndjen pasojat e luftës në prodhimet e tij të misrit në Amerikë.

“Sulmi rus ndaj Ukrainës i ka bërë gjërat të paparashikueshme dhe ne po përpiqemi të përshtatemi me këtë realitet të ri”, thotë ai.

Kjo filloi me rritjen e çmimeve për produktet e grurit.

“Pra, ne pamë një rritje të madhe si në çmimet e misrit, ashtu edhe ato të sojës”, thotë ai.

Kjo rritje e çmimeve u shkaktua nga reagimi i tregjeve ndaj ndërprerjeve të eksporteve të rëndësishme bujqësore të Ukrainës.

“Para luftës, Ukraina ishte eksportuesi i 7 më i madh në botë i misrit. Ata janë një konkurrent i madh dhe ne duam që ata të jenë konkurrentë”, thotë fermeri amerikan Adam Brown.

Ndërsa vendet e tjera mbushën boshllëkun e krijuar nga mungesa e produkteve të grurit të Ukrainës, këtë vit çmimet e grurit ranë rreth 50 për qind nga nivelet më të larta të të gjitha kohërave të arritura gjatë muajit të parë të agresionit rus në Ukrainë në vitin 2022. Edhe çmimet e misrit shënuan rënie pas arritjes së një niveli të lartë dhjetëvjeçar në prill të vitit 2022.

Sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës ukrainase të eksportit shkaktuan paqëndrueshmëri të re në tregun ndërkombëtar.

“Tani sulmet ruse me raketa ndaj infrastrukturës së eksportit të drithërave përgjatë Detit të Zi do të mund të shkaktonin një rritje të çmimeve për një ditë, duke u pasuar sërish me rënie të tyre.”

Owen Wagner, një analist i drithërave dhe farërave të bimëve vajore në organizatën Rabobank, thotë se tregjet po vazhdojnë të përshtaten me ndryshimet e shkaktuara nga sulmet e Rusisë në Ukrainë.

“Është paksa një reflektim i trishtuar, mendoj se bota është mësuar disi me atë që po bënë Rusia”, thotë ai.

Sekretari amerikan i Bujqësisë, Tom Vilsack, beson se rritja e stabilitetit të tregut është gjithashtu rezultat i aftësisë së Ukrainës për t’u rimëkëmbur nga pasojat e sulmeve ruse.

“Ukraina ka punuar shumë për të krijuar rrugë alternative dhe mendoj se tani ajo ka shumë më tepër mundësi për të lëvizur drithërat sesa 12 muaj më parë, me përjashtim të ndoshta sfidave në Detin e Zi. Ukraina tani ka krijuar rrugë të reja tokësore të eksportimit të një sasie jo të vogël drithërash përmes Rumanisë. Pra, ky është një lajm i mirë”, thotë ai.

Por fermeri Adam Brown thotë se lajmi i keq është ulja sasisë së prodhimeve që vijnë nga Ukraina.

“Ata po punojnë 25 për qind më pak tokë bujqësore këtë vit se sa para luftës. Pra, ata ende nuk po prodhojnë në masën që munden dhe ajo që po prodhojnë është ende duke u sulmuar nga rusët”, thotë ai.

Ndërsa kërkesa dhe çmimet vazhdojnë të luhaten, humbjet e një vendi mund të krijojnë mundësi fitimi për vendet e tjera.

“Kjo mund të krijojë çmime më të mira për prodhimet tona, por ne nuk duam që kjo të ndodhë për këtë arsye. Ajo që duam të shohim është tregtia. Ne duam të shohim negociata më të mira, fqinjë më të mirë dhe nga ana tjetër, qëndrueshmëri më të madhe për të gjithë globin”, thotë fermeri amerikan Adam Brown.

Vëmendja e globit tani është kthyer në luftën e re midis Izraelit dhe Hamasit, ndërsa konflikti në Ukrainë dhe pasiguria mbi eksportet e drithërave të saj po vazhdon./ VOA

Pas

Moti i keq/ ARRSH pasqyron situatën dhe bën apelin për drejtuesit e mjeteve: Të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë

Para

Humbja me Napolin, flet Berat Gjimshiti: Na dhëmb shumë, ky grup mund të bëjë gjëra të mëdha

Para
Humbja me Napolin, flet Berat Gjimshiti: Na dhëmb shumë, ky grup mund të bëjë gjëra të mëdha

Humbja me Napolin, flet Berat Gjimshiti: Na dhëmb shumë, ky grup mund të bëjë gjëra të mëdha

Discussion about this post

 



Të Fundit

Marta Kos: Rrugëtimi i Kosovës drejt BE-së varet nga dialogu me Serbinë, jo nga veprimet e njëanshme

PD pretendon se mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura, Meta: ‘Të humbura’ si 130 milionë eurot e avulluara të inceneratorit të Tiranës

Përforcim në ofensivë, Dinamo afron sulmuesin

Gjenden tre bomba, nis evakuimi më i madh në Gjermani pas Luftës së Dytë Botërore

Zgjidhet presidenti i ri në Korenë e Jugut

Trump nënshkruan dekretin për të rritur tarifat mbi aluminin dhe çelikun

Meloni takohet me Macronin dhe Ficon, në krye të axhendës bisedimet për Ukrainën

Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Hagë, konfirmohet edhe prezenca e Ukrainës

Itali/ Policia Bashkiake çmonton grupin e shitësve të drogës, arrestohen dy shqiptarët 20-vjeçarë! Njëri me precedentë penalë

Danimarka ndryshon kurs, kalon tek armatimet. Frederiksen njofton lëvizjen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.