15:24 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Lufta” për mandatin e deputetit, Lapaj i shtrin dorën Shabanit: Gati të vazhdojmë punën për zgjedhjet vendore

18:49 | 18/07/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Lufta” për mandatin e deputetit, Lapaj i shtrin dorën Shabanit: Gati të vazhdojmë punën për zgjedhjet vendore

Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, i ka shtrirë dorën aleatit të tij, Endri Shabani, pas përplasjeve “virtuale” për mandatin e deputetit të Zeqir Kordhonit, pasi ky i fundit nuk hoqi dorë.

Në deklaratën për mediat, “Shqipëria Bëhet” kërkon që marrëveshja parazgjedhore të realizohet ashtu siç u dolën qytetarëve në fushatë.

“Nëse gabimi ynë është dorështrirja për bashkëpunim, mund të na gjykoni! Ne po kërkojmë thjesht që marrëveshja parazgjedhore të realizohet ashtu siç u dolëm qytetarëve në fushatë. Është pikërisht ajo pika që dëshmon qasjen tonë për garën”, thuhet në deklaratë.

Ndër të tjera, thuhet se “Shqipëria Bëhet” është në pritje të reflektimit dhe uljes për zgjidhje nga pala tjetër në Koalicion, Endri Shabani, për të vazhduar punën për zgjedhjet vendore.

“Ne e konsiderojmë këtë një moment që duhet tejkaluar si detyrë ndaj zgjedhësve tanë. Jemi në pritje të Z.Shabani dhe Z.Soko për ta adresuar me maturi e të vazhdojmë punën për zgjedhjet vendore. Sepse rrugën e nisur, nuk do ta lëmë në mes!”, thotë “Shqipëria Bëhet”.

𝐑𝐞𝐚𝐠𝐢𝐦 𝐙𝐲𝐫𝐭𝐚𝐫 – 𝐋𝐞̈𝐯𝐢𝐳𝐣𝐚 “𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐢𝐚 𝐁𝐞̈𝐡𝐞𝐭”

Në dritën e ngjarjeve të fundit dhe përmbajtjeve të publikuara në rrjet, dëshirojmë të sqarojmë se nuk përfaqësojmë dhe nuk mbështesim asnjë formë gjuhe fyese, kërcënuese apo të dhunshme që bie ndesh me vlerat tona.

Ne u bëjmë thirrje të gjithë ndjekësve tanë, simpatizantëve, aktivistëve dhe anëtarëve të angazhuar me ne, të refuzojnë në çdo moment gjuhën e dhunës pavarësisht ngarkesës emocionale nga çdo padrejtësi.

Por, po aq të qartë duam të jemi edhe për një tjetër të vërtetë:

Në këtë histori, të dhunuarit e vetëm janë 64.000 qytetarët që na votëbesuan dhe qindra aktivistët tanë që dhanë gjithçka në këtë betejë.

Ndiejmë keqardhje të sinqertë për situatën e krijuar në lidhje me çështjen e mandatit dhe ju sigurojmë se nuk po i shmangemi përgjegjësisë sonë, por po bëjmë çdo përpjekje të ndershme për të mos ju zhgënjyer dhe për të ruajtur besimin që na keni dhënë.

Sepse për ne, gara e ndershme dhe meritokracia janë dy shtyllat mbi të cilat u ngrit “Shqipëria Bëhet”. Ishin të vetmet armë që kishim përballë një sistemi të kalbur. Ishin këto dy parime që frymëzuan 64.000 qytetarë të na mbështesin pa interes.

Ndaj po goditen sot, me shënjestër të saktë, si nga snajperistët e zakonshëm të sistemit, ashtu edhe nga ata që u shërbejnë si zëdhënës.

Nëse gabimi ynë është dorështrirja për bashkëpunim, mund të na gjykoni! Ne po kërkojmë thjesht që marrëveshja parazgjedhore të realizohet ashtu siç u dolëm qytetarëve në fushatë. Është pikërisht ajo pika që dëshmon qasjen tonë për garën.

Theksojmë se ne nuk do të heqim dorë nga besimi që gara e ndershme është rruga e vetme për të rikthyer besimin në demokraci. Përtej çdo shantazhi e hileje, brenda e jashtë sistemit, ne do të qëndrojmë.

Jemi në pritje të reflektimit dhe uljes për zgjidhje nga pala tjetër në Koalicion. Ne e konsiderojmë këtë një moment që duhet tejkaluar si detyrë ndaj zgjedhësve tanë. Jemi në pritje të Z.Shabani dhe Z.Soko për ta adresuar me maturi e të vazhdojmë punën për zgjedhjet vendore.

Sepse rrugën e nisur, nuk do ta lëmë në mes!

Pas

Kremlini reagon pas masave të reja të Perëndimit: Rusia ka zhvilluar imunitet ndaj sanksioneve të BE-së

Para

Putin dhe Erdogan zhvillojnë një bisedë telefonike: Konfliktet e reja në Siri kërcënojnë të gjithë rajonin

Para
Putin dhe Erdogan zhvillojnë një bisedë telefonike: Konfliktet e reja në Siri kërcënojnë të gjithë rajonin

Putin dhe Erdogan zhvillojnë një bisedë telefonike: Konfliktet e reja në Siri kërcënojnë të gjithë rajonin

 



Të Fundit

Trump i vendos afat Putinit: Ke 10 ose 12 ditë kohë, nga sot!

Konispol/Ndezi zjarr për pastrim dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, u dogjën 3.5 ha kullotë dhe një stallë me bagëti të imta, procedohet penalisht në gjendje të lirë, për shkak të moshës, 70-vjeçari

Librazhd/Finalizohet operacioni policor i koduar “Partners in crime”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Blushi: 80 mln euro fatura nga zjarret. Rama vazhdon të vjedhë e grabisë, 17 kulla të reja në Tiranë

Mbyllen hetimet për dosjen “Meta”, SPAK nis njoftimin e të pandehurve

Mbahet sot faza e fundit për zgjedhjen e kreut të BKH, monitorohet dhe nga SHBA e BE

Aksident i rëndë në aksin Peqin–Rrogozhinë, dy të huaj në gjendje kritike

Ina Zhupa viziton komisarin e lënduar nga zjarri në Delvinë: Mirënjohje për sakrificën, shteti ka detyrë ta vlerësoj me akte konkrete

Gjykata e Fierit cakton masën ‘arrest me burg’ për tre personat e përfshirë në vrasjen e Anesti Ramës

Vrasja e 52-vjeçares në Pogradec, shoqërohet një i ri i dyshuar për krimin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.