Rusia sulmon me flotë dronësh Kievin, duke mos e ndalur luftën e saj të nisur prej tre vitesh. Një person vdiq dhe katër të tjerë u plagosën mbrëmë (2 Janar), pas një sulmi rus në rajonin e Kievit.
Këtë e njoftoi administrata ushtarake rajonale në Telegram.
“Në një nga rrethet e rajonit, një shofer kamioni vdiq nga plagët e shkaktuara nga fragmentet e një objektivi të rrëzuar – shkruajnë ata. Në një lagje tjetër, mbeturinat e një droni të rrëzuar goditën një shtëpi private, duke shkaktuar zjarr në çati. Tre banorë u plagosën”.
Kurse në një rast të tretë, pjesë nga një dron i rrëzuar plagosën një grua në rrugë.