Presidenti i SHBA Donald Trump do të takohet për herë të parë me kryeministrin japonez Shigeru Ishiba të premten, ndërsa dy aleatë të kujdesshëm ndaj rritjes së Kinës punojnë për të rritur biznesin dhe lidhjet e sigurisë, ndërkohë që një luftë tregtare në përshkallëzim kërcënon të përçajë ekonominë globale.
Trump në tre javët e para në detyrë ka marrë një qasje më konvencionale ndaj aleatëve të vjetër të Uashingtonit, duke përfshirë Japoninë, Korenë e Jugut Australinë dhe Filipinet.
Por këto miqësi mund të testohen pasi lufta e hershme e Trump me Kinën mbi opioidet sintetike, dhe paralajmërimet për tarifat kundër vendeve të tjera përfshirë Japoninë kërcënojnë të prishin marrëdhëniet tregtare në Azi dhe më gjerë.
Presidenti amerikan vendosi një tarifë prej 10% për të gjitha importet nga Kina në atë që ai e quajti një përplasje midis dy ekonomive më të mëdha në botë, duke i detyruar konsumatorët dhe bizneset të përpiqen të përshtaten.
Në takimin e tij me Trump, Ishiba pritet të theksojë se aleanca Japoni-SHBA është themeli për paqen dhe stabilitetin në rajonin Indo-Paqësor.
Ishiba do të kërkojë gjithashtu konfirmim nga Trump se ishujt e diskutueshëm Senkaku në Detin e Kinës Lindore mbulohen nga Neni 5 i Traktatit të Sigurisë Japoni-SHBA, i cili i detyron Shtetet e Bashkuara të mbrojnë territoret japoneze.
Ai gjithashtu pritet të theksojë se kompanitë japoneze që investojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, krijojnë më shumë vende pune për të shmangur vendosjen e tarifave për importet japoneze.
Të dy liderët pritet gjithashtu të diskutojnë bashkëpunimin në fusha të tilla të avancuara teknologjike si hapësira kibernetike, hapësira dhe inteligjenca artificiale.
Trump dhe Ishiba pritet të mbajnë një konferencë të përbashkët shtypi, të premten pasdite.
Discussion about this post