Aktori Luftar Paja në fjalën e tij gjatë dëgjesës publike të aktorëve me kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj dhe ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro është shprehur pro shembjes së Teatrit dhe ndërtimit të një teatri të ri.
Paja ka thënë se problemi nuk qëndron tek Teatri por tek artistët e rinj që nuk janë të aftë t’i japin audiencës atë që meritojnë.
Luftar Paja: Jam pro Teatrit të Ri. Por nuk më vjen mirë që ne si artistë harrojmë gjënë kryesore dhe merremi me llaçin dhe tullat. Këto janë të ndara. Ka kush përgjigjet për llaçin dhe tullat, betonin etj etj.
Ne si artistë duhet të shtojmë forcat për betonin artistic dhe llaçin artistik, po a kemi një Romeo dhe Zhulietë të luajnë atje.
Kjo është çik e thellë mendoj unë, që nga Universiteti i Arteve që duhet parë me përparësi kush jep mësim aty dhe ça bëjnë e të kalojmë pastaj tek llaçi e tulla. Më vjen keq që lokalizohet jo Tirana, jo Korça jo Shkodra.
Në Teatrin Kombëtar duhet të vijnë jo vetëm ata që jetojnë në Tiranë por të gjithë ata që e meritojnë të jenë në Teatrin Kombëtar. Shihni secili punën tuaj, mos u merrni me metrot, jo kaq po aq.
Pas fjalës së Pajës ka ndërhyrë avokatja Mirela Jorgo, të cilës më herët iu pre fjala nga kryetari i Bashkisë Erion Veliaj. Jorgo tha se “lufta” bëhet për metra shtesë.
Replikat e plota:
Veliaj: Zonja avokate…
Luftar Paja: Nuk kam nevojë për avokat.
Mirela Jorgo: Luftar, të kam zemër! Babi im të ka shumë shok, por ato janë gënjeshtra për të gllabëruar metro.
Luftar Paja: Nuk merem me ato që gllabërojnë metro. Të merret drejtësia mua më duhet të ketë Shqipëria teatër.
(F.G/Faxweb.al)